Virtuozi Vlashent Sata në « Ballkan Trafik « BOZAR

Bruksel, 22 Prill 2017 ora 20 :00 – 21 :00

Nga data 20 - 23 Prill 2017, në Pallatin Mbretëror të Arteve të Bukura në Bruksel do të zhvillohet edicioni i 11 i Festivalit Ndërkombëtar Kulturor të Rajonit të Evropës Juglindore « Balkan Trafik 2017»

Në këtë Festival marrin pjesë grupe të njohura muzikore të traditës dhe moderne nga   Ballkani Perendimor dhe vende të tjera më të largëta.

Veç Grupit artistik të Shoqatës së mirënjohur «  Vatra » të Brukselit që do të përformojë dhe në Grand Place më 23 Prill me rastin e mbylljes së Festivalit, dhe grupeve të tjera të bashkëatdhetarëve tanë në Belgikë, Shqipëria do të përfaqësohet zyrtarisht për të 11-tin  vit rresht në këtë Festival me emër me të artistin e talentuar Vlashent Sata dhe grupin e tij muzikor nga Franca. Ata do të japin koncertin zyrtar ditën  e shtunë, më 22 prill 2017, ora 20:00 - 21 :00 në sallën Muzikore «  M ».në BOZAR.

Prania e këtij grupi të spikatur në këtë Festival është realizuar falë  mbështetjes financiare të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë, “ La Maison d’Albanie” Paris dhe  ndihmës aktive e të vazhdueshme të Ambasadës sonë në Bruksel.

Në program do të ketë pjesë muzikore tradicionale, arbëreshe, etnofolk dhe pjesë të luajtura për orkestër. 34 vjeçari Vlashent Sata është ndër zbulimet e reja të artistëve të shquar shqiptarë me banim në Paris. Ai vjen nga një familje me tradita në këtë fushë. Ai shkëlqen si multiinstrumentist ( piano, kitarë, fizarmonikë, etj) si autor, këngëtar dhe kompozitor.  Aktualisht është edhe profesor në Konservatorin Parisian “ Gabriel Faure”

Në vitin 2015 Vlashent Sata  nxori albumin e parë muzikor “ HANA” që është vlerësuar nga kritika muzikore franceze, shqiptare dhe e vendeve të tjera.

Ky album me 12 krijimet e tij shquhet për kolorin,  zërin, stilin ; lfantazinë dhe pasurinë e intepretimit instrumental  dhe natyrshmërinë e tekstit poetik dhe të melodive. «  Hana » i dedikohet dashurisë, familjes, fëmijërisë, kopshtijeve me lule dhe sfidave të së ardhmes.

Vlashent Sata me grupin e vet muzikor ka qenë i ftuar në koncerte dhe festivale  në Shqipëri, Belgjikë, SHBA  dhe gjetkë.

Gjithashtu, Vlashent Sata me grupin e tij do të performojë  edhe në edicionin e parë të Ballkan Trafik në Paris më 3 Qershor në mbrëmje në  sallën madhështore në « Palace ».

Për sigurimin e biletave për Koncertin në Bruksel më 22 Prill 2017  dhe për më shumë informacion mbi “ Balkan  Trafik” si evenimenti më i rëndësishëm i rajonit tonë në kryeqytetin evropian  mund të konsultoni:

 www.Ballkantrafik.com

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00