Takim me Diasporën, Namur, 14.01.2018

Në vijim të traditës së takimeve të Ambasadës së RSh në Bruksel me Diasporën Shqiptare në Belgjikë dhe në kuadër të Vitit së Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, këtë vit Ambasada ka nisur një cikël takimeve periodike me bashkatdhetarët të quajtur: "Bisedo me Ambasadorin”.
Risia e këtij cikli takimesh është zhvillimi i tyre në qytete të ndryshme të Belgjikës, ku ka një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve.
Qëllimi i takimeve, të cilët do të jetë në formën e një bashkëbisedimi me Ambasadoren Janina, është:
-      të bisedohet për tema të ndryshme që janë me interes për bashkatdhetarët,
-      si të forcohet/zgjerohet ndërveprimi Ambasadë - Disaporë,
-      diskutime/propozime për aktivitete në kuader të vitit mbarëkombëtar të Skënderbeut.
Takimi i parë në kuadër të ciklit "Bisedo me Ambasadorin" u zhvillua në datën 14.01.2017, në qytetin e Namurit.
Ambasadoria Janina ritheksoi edhe njëherë se diaspora është në fokusin e qeverisë shqiptare. Aty ajo theksoi krijimin e postit të Ministrit të  Diasporës, projektligjin e miratuar së fundmi mbi diasporën, çështjen e regjistrimit të shtetasve shqiptarë jashtë vendit dhe realizimi i së drejtës së votës. Ambasadorja solli në vëmëndje kordinimin midis dy qeverive, asaj të Shqiprisë dhe Kosovës, objektivat e vendosura në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive në nëntor, sa i takon aktiviteteve mbi diasporën, siç do të jetë edhe Samiti i Dytë i Diasporës që do të zhvillohet këtë vit në Kosovë.
Në vijim ajo bëri thirrje për nxitjen e investimeve të diasporës në vendin e orgjinës, duke përmendur lehtësitëe ofruara si në mbrojtjen ligjore ashtu dhe në paketat fiskale lehtësuese. Po kështu ajo theksoi rëndësinë që ka mësimi i gjuhës dhe kulturës shqipe në Diasporë, sidomos për brezin e ri, duke i inkurajuar për ndjekjen e shkollave plotësuese të gjuhës shqipe.
Në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, Ambasadorja bëri thirrje për propozime për aktivitete të ndryshme dhe ftoi për pjesëmarrje, duke theksuar domosdoshmërinë e kordinimit/bashkëpunimit diasporë-ambasadë.
Ambasadorja referoi dhe lehtësimin e procedurave konsullore dhe informoi për dy platformat: e-konsullata dhe SHKO.
Me tej takimi vazhdoi në formën e një bashkëbisedimi. Nga ana e të pranishmëve u vlerësua kjo inciative e re e Ambasadës në Bruksel për të zhvilluar takime në terren, aty ku jeton diaspora.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00