Shërbimi Konsullor Online

Të nderuar qytetare dhe qytetarë,

Në kuadrin e reformave dhe masave të shumta për t’u ardhur në ndihmë shtetasve dhe qytetarëve tanë, nëpërmjet shpejtimit dhe lehtësimit të veprimeve të ndryshme konsullore, krahas ts tjerash, duke filluar nga muaji  Janar 2017, Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka filluar zbatimin praktik të  platformës  me procedura të automatizuara dhe dixhitalizimin e të gjitha shërbimeve konsullore.

Nisur nga sa sipër, janë të lutur të gjithë të interesuarit që për çdo rast e nevojë lidhur me shërbimet konsullore, përpara se t’i drejtohen Konsullatës, të konsultojnë faqen e internetit të Ministrisë sonë të Jashtme duke klikuar :

http://www.punetejashtme.gov.al/al/sherbime/sherbimet-konsullore-online

Kur të jeni në rubrikën « shërbime konsullore online » do të klikoni  emrin e shërbimit ose dokumentit që dëshironi, ku janë shënuar  procedurat,  afatet kohore dhe tarifat përkatëse.

Natyrisht si dhe më parë, Konsullata do të jetë  në dispozicion tuaj për çdo sqarim dhe veprim të mëtejshëm deri në realizimin e plotë të shërbimit të kërkuar konsullor.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00