Pjesemarrje në Festivalin e 35 të Migracionit, Qytetërimeve dhe Kulturave, Luksemburg 2-4.03.2018

Në datat 2-4 Mars 2018 u zhvillua në LUXEXPO Luksemburg Festivali i 35të i Imigracionit, Qytetërimeve dhe Kulturave që organizohet nga CLAE (Komiteti Ndërlidhës për Shoqatat e të Huajve në Luksemburg), dhe ka për qëllim prezantimin e kulturës/traditave të komuniteteve që janë prezente në Luksemburg. Vlen për të theksuar se ky është aktiviteti më i madh i këtij lloji në vend. 
Komuniteti shqiptar u përfaqësua në këtë aktivitet me një stendë të përgatitur me ushqime tradicionale, pije si dhe punime artistike nga vendi jone. Ushqimet e prezantuara u përgatiten nga vetë përfaqësuesit e  komunitetit pjesëmarrës, që ishin jo vetem nga Shqiperia, por edhe nga Kosova si dhe shqiptarët e Maqedonisë, të cilët u paraqiten të veshur me kostume popullore nga viset shqiptare.
Stenda e komunitetit shqiptar u frekunentua nga një numër i konsiderueshëm vizitorësh, to cilët shprehën mbresat dhe përshtypjet më të mira për ushqimet tradicionale të prezantuara në këtë stendë.
Në këtë festival mori pjesë edhe Shoqata Vena Arbëreshe nga Kalabria, të cilët prezantuan veshjet tradicionale, prodhime ushqimore karakteristike si dhe shfaqën një koncert me kenge arbëreshe.
Me mbështetjen e Ambasadës së RSh  në stendë u prezantuan edhe fletë palosje, broshura, mbi atraksionet turistike të vendit tonë.
Në ceremoninë zyrtare hapjes së festivalit të zhvilluar më 3 Mars ishin të pranishëm edhe Presidenti i Parlamentit Bartolomeo, Kryeministri Bettel, ministra, titullarë të Trupit Diplomatik të akredituar ne Luksemburg, etj.
Pjesëmarrja në këtë aktivitet është një mundësi e mirë për prezantimin e kulturës/traditave të vendit tonë për publikun luksemburgez.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00