Nenshkrimi i MoU, Akademia diplomatike-CERIS

Në kuadër të vendosjes së një bashkëpunimi institucional ndërmjet  Akademisë Diplomatike të MPJ Tiranë dhe Qendrës Evropiane të Studimeve dhe Kërkimeve Strategjike (CERIS), në 31.05.2017 në ambjentet e Misionit tonë pranë BE-së u bë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Akademisë Diplomatike dhe Qendrës Evropiane të Studimeve dhe Kërkimeve Strategjike (CERIS). Për palën tonë nënshkrimi u bë nga Ambasadoria Suela Janina, kurse CERIS e nënshkroi Presindenti i qendrës Jan de Bock.

Institucionalizimi i këtij bashkëpunimi është me rëndësi praktike dhe për imazhin e vendit dhe diplomacisë sonë. Për më tepër, në CERIS ndjekin kurse të shumta afat-shkurtër dhe afat-gjatë me qindra diplomatë, ekspertë nga shumë vende të botës dhe punonjës në institucionet e  BE-së, NATO, Belgjikës, etj

CERIS, si ndër qendrat më të njohura belge të këtij lloji dallohet për cilësinë dhe frekuentimin e lartë të kurseve për master profesional dhe shkencor, doktoratura, ligjërata dhe konferenca ndërkombëtare, etj. Në bordin e saj ka patur dhe ka profesorë dhe analistë të shquar politikë, diplomatë të lartë belgë, duke përfshirë dhe ata të Ballkanit. Kohët e fundit CERIS po aplikon dhe trajnimin në linjë. Gjatë viteve të fundit aty kanë marrë gradën master edhe disa nga diplomatët tanë. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00