Investoni në Shqipëri

Klima e Biznesit dhe Investimeve huaja Shqipëri

Ø  Pse investosh Shqipëri ?

 

·         Vendndodhje strategjike e shkëlqyer ;

·         Qasje e lirë tregjeMarrëveshjet e tregtisë lirë (CEFTA , EFTA dhe me vende tjera) krijojnë mundësi për hyrje një treg gjerë ;

·         Anëtare e FMN-s nga viti 1991, e OBT-së nga viti 2000, e NATO-s nga viti 2009 ;

·         vitin 2006, Shqipëria nënshkroi Marrëveshjen e Stabilizim -Asociimit (MSA) me Bashkimin Evropian.

 

Zhvillimet e Tregtisë vitin 2012

·         Volumi i tregtisë vitin 2012 i barabartë me 5.330 milionë Euro, krahasuar me 5.333 milionë Euro vitin 2011;

·         Importet u ulën me 2,87 % dhe eksportet u rritën me 8,18 % ;

·         Importi i përgjithshëm arriti 3.801 milionë Euro;

·         BE-ja siguron 64% importeve dhe merr 72.4 % eksporteve shqiptare;

·         Shqipëria importon kryesisht nga Italia, Greqia, Kina, Gjermania dhe Turqia;

·         Shqipëria eksporton kryesisht Itali, Kosovë, Turqi, Greqi, Spanjë dhe Gjermani;

·         Italia dhe Greqia përfaqësojnë respektivisht 30,5% dhe 10,6 % importeve , dhe 50,9 % dhe 5,1 % eksporteve;

Shqipëria ka një kuadër liberalizuar ekonomik dhe kushtet për bërë biznes dhe për tërhequr IHD-të janë duke u përmirësuar vazhdimisht .

Qeveria është angazhuar gjetjen dhe identifikimin e burimeve reja do sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomisë shqiptare. Reformat po kryhen synojnë rrisin efikasitetin e administrimit taksave dhe luftojnë korrupsionin. Një dialog i përhershëm është vendosur midis komunitetit biznesit dhe Këshillit Ekonomik Kombëtar, i cili vepron nën kujdesin e Kryeministrit.

Tërheqja e Investimeve Huaja Direkte (IHD) përbën prioritet. Gjatë viteve fundit fluksi i IHD ka qenë i qëndrueshëm. Mesatarja e vlerës tyre katër vitet e fundit ka qenë mbi 700 milionë Euro. Vlera maksimale e IHD-ve vend arriti vitin 2010 me 793 milionë Euro.

 

Fluksi i IHD-ve( milionë Euro)

Disa nga stimujt për nxitjen e investimeve huaja janë:

Ø  Taksimi i ndershëm:

·         Taksimi i ndershëm do të përbëjë boshtin e politikës fiskale; Kush fiton më shumë, do të kontribuojë më shumë. (Aktualisht funksionon taksa e sheshtë  10%);

·         Sistemi i taksave në Shqipëri nuk bën dallime midis investitorëve të huaj dhe vendas;

·         Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje për eleminimin e taksimit të dyfishtë me shumë vende.

 

Ø  Forcë punëtore dinamike, e arsimuar dhe konkuruese:

·         Mbi 1 milionë profesionistë të rinj të arsimuar mirë;

·         Më shumë se 57% e popullsisë nën moshën 35 vjeç;

·         116,292 studentë në arsimin e lartë;

·         Gjuhët angleze dhe italiane fliten gjerësisht. Frengjishtja dhe Gjermanishtja janë përfshirë në sistemin arsimor. Gjuhë të tjera të vendeve të rajonit fliten gjerësisht;

·         Paga minimale në Shqipëri është 21.000 Lekë (140 Euro);

·         Sigurimet shoqërore përbëjnë 27,9% të pagës bruto – 16,7% paguhet nga punëdhënësi dhe 11,2% paguhet nga punëmarrësi;

·         Paga mesatare (në sektorin publik dhe atë privat) është 36.075 Lekë (260 Euro).

 

Ø  Mjedis rregullator miqësor ndaj biznesit:

·         Regjistrim i biznesit nëpërmjet Qendrës Kombëtare të Regjistrimit;

·         Liçensim sipas modelit “One stop shop” nga Qendra Kombëtare e Liçensimit;

·         Sistem online për taksat dhe pagesat;

·         Kuadër ligjor për biznesin në përputhje me legjislacionin e BE-së;

 

Ø  Kuadër ligjor liberal për investimet e huaja:

·         Ligji nr. 7764, dt. 2 nëntor 1994, “Për investimet e huaja”;

ü  Të gjithë sektorët janë të hapur për investimet e huaja dhe nuk ka nevojë për autorizim paraprak nga qeveria;

ü  Nuk ka kufizim për sa i përket pjesës së investitorit të huaj në kompani – është e mundur pronësia e huaj 100%;

ü  Investimet e huaja nuk mund të shpronësohen apo shtetëzohen direkt apo indirekt;

ü  Investitorët e huaj kanë të drejtë të nxjerrin jashtë vendit të gjitha fondet dhe kontributet që kanë të bëjnë me investimet;

ü  Nuk bëhet dallim midis investitorëve të huaj dhe atyre vendas;

ü  Për investimet mbi 10 milionë Euro shteti siguron mbrojtje ligjore.

·         Ligji nr. 9901, 14 prill 2008, “Për sipërmarrësit dhe kompanitë tregtare”;

·         Ligji nr. 9663, 18 dhjetor 2006, “Për konçesionet”;

·         Marrëveshje dypalëshe për investimet me 44 vende.

 

Ø  Potencial i lartë investimesh në sektorë prioritarë;

 

Tërheqja e investimeve të huaja, sidomos në ata sektorë ku Shqipëria ka potencial të pashfrytëzuar,  do të vazhdojë të mbetet prioritet për zhvillimin e ardhshëm të ekonomisë. Energjetika, turizmi, agrobiznesi, industria e minierave, ICT janë sektorë prioritarë për investime në Shqipëri.

 

·         Energjetika

Qeveria po punon për zhvillimin e një strategjie afatgjatë që synon krijimin e një sistemi elektroenergjetik operacional e të qëndrueshëm nga pikëpamja teknike dhe financiare, të aftë për të plotësuar kërkesën e brendshme dhe për të eksportuar energji në një treg të integruar.

Ndërtimi i kapaciteteve të reja për prodhimin e energjisë dhe i linjave të transmetimit për të përballuar nevojat e ardhshme për energji, përbën prioritet për qeverinë. Sipas Partneritetit për Energjinë e Rinovueshme dhe Efikasitetin Energjetik, Shqipëria shfrytëzon vetëm 35% të potencialit të saj. Rezervat për energji hidrike llogariten rreth 3.000 MW. Potenciali i prodhimit vjetor mund të arrijë në 16.000 GWh.

Strategjia, e harmonizuar me legjislacionin e BE-së, parashikon lehtësira për investimet e nevojshme në sektorin energjetik, në diversifikimin e burimeve të energjisë dhe në rritjen e efikasitetit të energjisë.

Stimujt në sektorin e energjisë parashikojnë:

ü  përjashtimin nga TVSH të makinerive dhe pajisjeve për të gjitha investimet me vlerë mbi 50 milionë Lekë (400.000 Euro);

ü  përjashtim mga TVSH për çimenton dhe hekurin e importuar për ndërtimin e HEC-eve;

ü  tarifa të përcaktuara për blerjen e energjisë nga HEC-et dhe detyrimin e KESH për ta blerë për një periudhë 15-vjeçare.

Projekti TAP dhe projektet e lidhura me të hapin mundësi të reja për sa i përket zhvillimit ekonomik të Shqipërisë dhe të të gjithë rajonit.

Ø  Turizmi

Sektori i turizmit në Shqipëri ka potenciale të mëdha dhe qeveria po bën përpjekje për ta stimuluar këtë sektor.

Shqipëria ka një bregdet të mrekullueshëm që zgjatet nga Mali i Zi në Greqi dhe një diversitet zonash malore në brendësi të terrtorit, të përshtatshme për resorte skishë dhe turizëm liqenor. Vendi ka një mori qendrash të trashëgimisë kulturore ilire, romake, bizantine, helene, otomane, përfshi qendrën e Trashëgimisë Botërore të mbrojtur nga UNESCO – Butrintin. Të gjitha këto e kthejnë Shqipërinë në një destinacion për agjencitë turistike dhe grupet arkeologjike.

 

Ø  Bujqësia dhe përpunimi i ushqimeve

Bujqësia është një nga sektorët më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare që punëson 44% të krahut të punës dhe kontribuon 20% të PBB.

Ky sektor ka nevojë për investime dhe po përballet me konkurencën e ashpër që vjen nga mallrat e importit. Sfidë përbëjnë madhësia e fermave, mungesa e bashkëpunimit midis prodhuesve dhe tregtarëve, marketimi i prodhimeve për eksport, mungesa e magazinave të përshtatshme për ruajtjen e prodhimit, përpunimi dhe paketimi i produkteve ushqimore, si dhe sistemet e vaditjes dhe kullimit.

Toka pjellore, klima e butë, uji i bollshëm, potenciali i lartë për eksport, punonjësit e arsimuar dhe të motivuar janë disa prej avantazheve që ofron Shqipëria në këtë sektor.

 

Ø  Sektori i minierave

Shqipëria është një vend i pasur me burime minerare. Kërkimi, shfrytëzimi dhe përpunimi i mineraleve përbëjnë komponentë të rëndësishëm të ekonomisë shqiptare që gjenerojnë të ardhura të konsiderueshme. Mineralet e shfrytëzuara dhe të përpunuara në të kaluarën e që vazhdojnë të jenë burim fitimi janë kromi, hekuri, bakri, qymyri, etj. Industria minerare është e privatizuar dhe qeveria nxit investimet e huaja në këtë sektor në bashkëpunim me biznesin vendas.

 

Ø  ICT

Sektori i ICT po rritet me shpejtësi, duke u bërë një nga industritë më dinamike të vendit. Vitet e fundit masat e ndërmarra nga qeveria janë aplikuar nëpërmjet Strategjisë Ndërsektoriale të Shoqërisë së Informacionit që synojnë ta fusin Shqipërinë në moshën dixhitale.

Qeveria ka liberalizuar legjislacionin për industrinë e telekomit, duke e harmonizuar me kuadrin rregullator BE-së për komunikacionin dhe duke nxitur konkurrencën. vitin 2007 u krijua Agjencia Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit, e cila synon përshpejtojë zhvillimin e shoqërisë informacionit dhe shërbimet e-government. Pothuajse 80% e shërbimeve bazë nivelin e qeverisjes qëndrore janë aksesueshme nëpërmjet internetit nivelin e parë dhe dytë sofistikimit, ndërsa shumë se 50% e shërbimeve qeveritare për biznesin ofrohen nivele interaktive sofistikimi.

Për më shumë informacion lutemi referojuni faqes:
 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00