Ceremoni përkujtimore pranë Statujës së Skënderbeut, Bruksel, 17.01.2018

Në kuadër të Vitit Mbarkombëtar të Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes të Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, sot më datë 17 Janar 2018, Ambasada e RSh në Belgjikë, organizoi një ceremoni përkujtimore pranë Statujës së Skënderbeut, në sheshin Prévent-Delaunay, Schaerbeek, Bruksel.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë, si dhe përfaqësues të ambasadës së RSh-së dhe asaj të Kosovës në Bruksel.
Të pranishmit u përshëndetën nga Frédéric Nimal, Antar i Këshillit Komunal, i ngarkuar me çështjet kulturore në këtë komunë, si dhe nga Ambasadorja e RSh në Belgjikë, Suela Janina. 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00