Articles

Njoftim

Albanian

Të nderuar qytetarë,

 

Ju informojmë se duke filluar nga data 15 korrik 2019, adresa e re e Ambasadës së Shqipërisë në Belgjikëdo të jetë:

Avenue Louise 179, 1000 Bruxelles

Duke filluar nga kjo datë, shërbimet konsullore për publikun do të ofrohen në adresën e sipërpërmendur, sipas takimeve të marra përmes aplikimeve tuaja nga portali e-Albania.

Ju falenderojmë për mirëkuptimin tuaj.

Konfirmohet njohja e lejeve shqiptare të drejtimit të automjeteve në Belgjikë

Albanian

[29-05-2018]
 
Lejet e drejtimit të automjeteve të lëshuara nga Shqipëria janë të njohuara në Belgjikë.
 
Praktikisht, nëse një shtetas shqiptar vjen në Belgjikë për më pak se 3 muaj, ai mund të përdorë lejen e tij shqiptare të drejtimit të automjetit.
 

Pjesemarrje në Festivalin e 35 të Migracionit, Qytetërimeve dhe Kulturave, Luksemburg 2-4.03.2018

Albanian

Në datat 2-4 Mars 2018 u zhvillua në LUXEXPO Luksemburg Festivali i 35të i Imigracionit, Qytetërimeve dhe Kulturave që organizohet nga CLAE (Komiteti Ndërlidhës për Shoqatat e të Huajve në Luksemburg), dhe ka për qëllim prezantimin e kulturës/traditave të komuniteteve që janë prezente në Luksemburg. Vlen për të theksuar se ky është aktiviteti më i madh i këtij lloji në vend. 

Ceremoni përkujtimore pranë Statujës së Skënderbeut, Bruksel, 17.01.2018

Albanian

Në kuadër të Vitit Mbarkombëtar të Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes të Heroit Kombetar, Gjergj Kastrioti –Skënderbeut, sot më datë 17 Janar 2018, Ambasada e RSh në Belgjikë, organizoi një ceremoni përkujtimore pranë Statujës së Skënderbeut, në sheshin Prévent-Delaunay, Schaerbeek, Bruksel.
Në këtë ceremoni morën pjesë përfaqësues të pushtetit lokal, përfaqësues të komunitetit shqiptar në Belgjikë, si dhe përfaqësues të ambasadës së RSh-së dhe asaj të Kosovës në Bruksel.

Takim me Diasporën, Namur, 14.01.2018

Albanian

Në vijim të traditës së takimeve të Ambasadës së RSh në Bruksel me Diasporën Shqiptare në Belgjikë dhe në kuadër të Vitit së Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut, këtë vit Ambasada ka nisur një cikël takimeve periodike me bashkatdhetarët të quajtur: "Bisedo me Ambasadorin”.
Risia e këtij cikli takimesh është zhvillimi i tyre në qytete të ndryshme të Belgjikës, ku ka një numër të konsiderueshëm të bashkatdhetarëve.
Qëllimi i takimeve, të cilët do të jetë në formën e një bashkëbisedimi me Ambasadoren Janina, është:

Përmbytje nga rreshjet në Shqipëri

Albanian

Përmbytjet që goditën vendin tonë për shkak të shirave të jashtëzakonshëm shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe në mënyrë të veçantë në infrastrukturw, duke vunë në vështirësi shumë komunitete e familje.
 
Për t’ju ardhur në ndihmë të dëmtuarve nga përmbytjet, në të gjithë bankat kryesore të Shqipërisë janë hapur llogari bankare si më poshtë, përmes të cilave, të gjithë janë të ftuar të tregojnë solidaritet me të dëmtuarit dhe të japin kontribut konkret për normalizimin e jetës së komuniteteve në vështirësi.​
 
Banka Credins (swift CDISALTR)

Pritja me rastin e Ditës së Pavarësisë, Luksemburg, 22 nëntor 2017

Albanian

Ambasada e RSh-së në Bruksel, e cila mbulon edhe marrëdhëniet me Dukatin e Madh të Luksemburgut organizoi një pritje në Luksemburg, në datën  22.11.2017 me rastin e Festës Kombëtare, Ditës së Pavarësisë.
Të ftuar dhe pjesëmarrës në këtë pritje ishin anëtarë të parlamentit luksemburgez, përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe  institucioneve të tjera  qëndrore, përfaqësues të fushës së biznesit/financave dhe kompanive luksemburgeze.

SUMMER AT MARUBI

Albanian

Me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme, Muzeu Kombëtar i Fotografisë Marubi, lançon internshipin “Summer at Marubi”, një iniciativë e cila synon përfshirjen e të rinjëve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit në punën e muzeut gjatë pushimeve verore. 
Kjo nismë zhvillohet si vijimësi e Samitit të Parë të Diasporës Shqiptare dhe ka si qëllim sensibilizim e brezave të rinj ndaj trashëgimisë së Marubëve si një ndër thesaret më të çmuara të kulturës shqiptare që përmes fotografisë, sjell në dritë momente, personazhe, ngjarje të një harku kohor mbi njëqind vjeçar.

Nenshkrimi i MoU, Akademia diplomatike-CERIS

Albanian

Në kuadër të vendosjes së një bashkëpunimi institucional ndërmjet  Akademisë Diplomatike të MPJ Tiranë dhe Qendrës Evropiane të Studimeve dhe Kërkimeve Strategjike (CERIS), në 31.05.2017 në ambjentet e Misionit tonë pranë BE-së u bë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit midis Akademisë Diplomatike dhe Qendrës Evropiane të Studimeve dhe Kërkimeve Strategjike (CERIS). Për palën tonë nënshkrimi u bë nga Ambasadoria Suela Janina, kurse CERIS e nënshkroi Presindenti i qendrës Jan de Bock.

Virtuozi Vlashent Sata në « Ballkan Trafik « BOZAR

Albanian

Bruksel, 22 Prill 2017 ora 20 :00 – 21 :00

Nga data 20 - 23 Prill 2017, në Pallatin Mbretëror të Arteve të Bukura në Bruksel do të zhvillohet edicioni i 11 i Festivalit Ndërkombëtar Kulturor të Rajonit të Evropës Juglindore « Balkan Trafik 2017»

Në këtë Festival marrin pjesë grupe të njohura muzikore të traditës dhe moderne nga   Ballkani Perendimor dhe vende të tjera më të largëta.

Pages

Adresa

Ambasada Shqiptare
Avenue Louise 179,
1000 Bruxelles

Tel / Fax

Tel. + 32 2 640 14 22
Fax + 32 2 640 28 58 Emergency Tel. 0032488026890

E-MAIL

embassy.brussels@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00