Vizita ne jug te Italise se Ministres se Inovacionit dhe Administrates Publike znj. Milena Harito

Me ftesë të veçantë nga Instituti i Librit dhe Promocionit i Shqipërisë, u organizua më dt.15-17 prill në Sibari, Rossano, Corigliano, Villapiana dhe komunat arbëreshe, Frascineto, Spezzano Albanese, një aktivitet me piktorë të peizazhit, “Bregdeti Jonian i Italisë në Telajo”, në të cilën morrën pjesë artistë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Italia.

Artistët që morrën pjesë në këtë aktivitet së shpejti do të jenë edhe në Kosovë në një organizim të ngjashëm.

Ndër të pranishmit kryesor në këtë aktivitet artistësh ishin, Ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike znj. Milena Harito, deputetët z. Namik Dokle, z. Fatmir Toçi, z. Gentian Bejko, z. Namik Kopliku, Zëvendës Ministri i Kulturës i Republikës së Kosovës z. Rexhep Hoti, si dhe Kryetari i Komunës së Rosanos, z. Stefano Mascano, Arkipeshk Satriano i Dioqezës Rosano-Karriati, Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Kalabri, z. Aldo Marino, z. Gentian Këri, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizimit dhe Tregtisë, Konsulli i Përgjithshëm në Bari z. Adrian Haskaj, etj.

Gjatë qëndrimit në Itali, pati dhe organizime me rastin e Pashkëve Katolike ku të ftuarit i kremtuan ato në fshatin Vakarici të Arbëreshëve ku ndodhet edhe sheshi i Skënderbeut.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel / Fax

Tel. +39 080 2055842
Nr i emergjences: +39 080 2055842

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 14:00