Takim me Prefekten e Barit znj. Carmela Pagano

 

Temat e diskutimit:

1. Prezantimi i Konsullit të Përgjithshëm në Bari, Z. Adrian Haskaj .
2. Prezantimi i Oficerit Ndëridhës të Policisë së Shtetit, z.Artur Beu, dhe vëmendja e shtuar e Qeverisë shqiptare në kuadër të rritjes së kapaciteteve të luftës kundër trafikimit të paligjshëm dhe terrorizmit
3. Përmirësimi i situatës së portit të Barit në lidhje me infrastrukturën dhe procedurat për pasagjerët dhe mjetet.
4. Rëndësia e shkëmbimit në kohë të informacioneve në lidhje me përmirësimin e procedurave në të gjitha fushat. 
5. Ndërhyrje të zonjës prefekte duke përdorur autoritetin e saj pranë autoritetit portual për të bërë investime apo për të përmirësuar kalatat e portit në mënyrë që të rritet kapaciteti pritës pasi nga Shqipëria tashmë ka një fluks të qëndrueshëm dhe në rritje të pasagjerëve dhe të tregëtisë. Në këtë optikë mund të organizohet një takim me të gjithë aktorët për të koordinuar cfarë dhe sit ë bëhen këto përmirësime.
6. Gatishmëria e autoriteteve shqiptare për të eksploruar të gjitha mundësitë për të rritur bashkëpunimin dhe për të përmirësuar sigurinë e qytetarëve si shqiptarë ashtu edhe italianë që tashmë janë shtuar shumë në Shqipëri.
7. Mundësia e vendosjes së linjës ajrore në bazë të përditshme duke krijuar lehtësira kompanive ajrore për të ofruar më shumë shërbime për qytetarët tanë.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel / Fax

Tel. +39 080 2055842
Nr i emergjences: +39 080 2055842

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 14:00