Takim i Konsullit të Përgjithshëm z.Adrian Haskaj, me Presidentin e ''Yacht Life Puglia '' SNIM, z. Giuseppe Meo

Më dt. 27.03.2018 Konsulli i Përgjithshëm z.Adrian HASKAJ, zhvilloi një takim me Presidentin e ‘’ Yacht Life Puglia’’ SNIM , z.Giuseppe Meo, ku u bisedua mbi bashkëpunime me sipërmarrësit shqiptarë të fushës së nautikës, mbi një event kulturor, që do të organizohet në portin turistik Marina di Brindisi, në dt. 25.04 - 01.05.2018. 
Ky event mbështetet nga Rajoni Puglia dhe gjithë entet lokale, i cili shërben për ura bashkëpinimi në këtë sektor strategjik, që mbetet gjithmonë në rritje dhe në vëmendje të Bashkimit Evropian, veçantërisht tek marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Rajonit Puglia dhe Shqipërisë. 
Janë të ftuar të marrin pjesë të gjjithë të interesuarit, pasi në këtë event do të marrin pjesë mbi 50 firma që merren me prodhim restaurimin e gjithë llojeve të imbarcazioneve, dhe ky event do të shërbejë për promovimin e turizmit shqiptar në jug të Italisë.

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel / Fax

Tel. +39 080 2055842
Nr i emergjences: +39 080 2055842

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 14:00