Articles

Data pushimi zyrtar

Albanian

Të nderuar qytetarë! 
Ju njoftojmë se në datat 02 Prill, 09 Prill dhe 25 Prill 2018, Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari do të jetë e mbyllur, pasi janë ditë festive në Shqipëri dhe në Itali.
Ju faleminderit dhe të kaloni sa më bukur.

Takim i Konsullit të Përgjithshëm z.Adrian Haskaj, me Presidentin e ''Yacht Life Puglia '' SNIM, z. Giuseppe Meo

Albanian

Më dt. 27.03.2018 Konsulli i Përgjithshëm z.Adrian HASKAJ, zhvilloi një takim me Presidentin e ‘’ Yacht Life Puglia’’ SNIM , z.Giuseppe Meo, ku u bisedua mbi bashkëpunime me sipërmarrësit shqiptarë të fushës së nautikës, mbi një event kulturor, që do të organizohet në portin turistik Marina di Brindisi, në dt. 25.04 - 01.05.2018. 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, më 21.03.2018 vizitoi Republikën Federale të Gjermanisë

Albanian

 
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, gjatë vizitës së tij në Republikën Federale të Gjermanisë, përveç takimeve me deputetë gjermanë të partive të ndryshme politike, zhvilloi dhe një seancë dëgjimore në Komisionin Parlamentar për Çështjet e BE-së, me praninë e raporterëve për Shqipërinë në Bundestag. Seanca dëgjimore është pjesë e një komunikimi intensiv me parlamentin gjerman, veçanërisht me deputetët e angazhuar me çështjet e Bashkimit Evropian dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor. 

Komiteti i përbashkët i monitorimit të ndihmës financiare Shqipëri-BE , 2018 i drejtuar nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati

Albanian

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati  drejtoi  Komitetin e përbashkët të monitorimit të ndihmës financiare Shqipëri-BE. Marrëveshja Financiare IPA 2016, i hapi rrugën zbatimit të reformave tërësore në fusha të rëndësishme si lufta kundër korrupsionit dhe konsolidimi i sistemit të drejtësisë në Shqipëri. Këto prioritete synojnë krijimin e institucioneve llogaridhënëse. Mirënjohje taksapaguesve evropiane për mbështetjen që na japin në procesin e vështirë të reformave shtetkonsoliduese.

Takimi i Konsullit të Përgjithshëm Adrian Haskaj, me Presidentin e firmës ''Oropan'', në Altamura më 09 mars 2018

Albanian

Më 9 mars 2018, Konsulli i Përgjithshëm Adrian Haskaj dhe Konsulli Robert Hoxha, kryen një takim në qytetin e Altamurës me Presidentin e firmës ‘’Oropan’’ S.P.A, Daniele Forte. Kjo firmë është nga më prestigjozet në Itali dhe avanguarde përsa i përket teknologjisë së prodhimit dhe paketimit, të produkteve ushqimore. Gjatë këtij takimi u dakordësua për realizimin e një vizitë në Shqipëri, për të paraqitur projekte dhe për të parë nga afër potencialin që paraqet tregu shqiptar për investitorët e huaj.

Takimi i Konsullit të Përgjithshëm Adrian Haskaj, me Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Calabri Aldo Marino më 8 mars 2018

Albanian

Më 8 mars 2018, Konsulli i Përgjithshëm Adrian Haskaj, takoi Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Calabri, Aldo Marino . Gjatë këtij takimi u bisedua për bashkëpunime tregtare midis 2 vendeve tona dhe u bë një vizitë në Kompaninë ‘’ GIAS - Industria Alimenti Surgelati’’, me Presidente Gloria Tenuta, që faturon 45 milion euro (70% në Itali dhe 30% jashtë Italisë. )

Takimi i Konsullit të Përgjithshëm Adrian Haskaj, me Kryetarin e Bashkisë në Turi, Domenico Coppi më 6 mars 2018

Albanian

Gjatë vizitës në Turi, Puglia të Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro, në 6 mars Konsulli i Pëgjithshëm Adrian Haskaj, takoi Kryetarin e Bashkisë Domenico Coppi,ku u bisedua mbi tema bashkëpunimi në fushën e kulturës. Filozofi Antonio Gramsci, mendimtari italian me origjinë arbëreshe, ka qenë i dënuar në burgun e këtij qyteti.

Vizita në datën 06 mars 2018 e Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro në Bari nënshkrim marrëveshje kulturore me Presidentin e Rajonit Puglia, Michele Emiliano

Albanian

Në datën 06 mars 2018 Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro dhe Presidenti i Rajonit të Pulias Michele Emiliano, firmosën në Bari një tjetër marrëveshje kulturore dhe ekonomike për realizimin e projektit artistik "Shokë dhe engjëj" që synon ndërtimin e Parkut të Artit në kopshtin e ish-Kinostudios për të krijuar kështu një pol të ri artistik në të ashtuquajturën periferi e Tiranës. Ministrja Mirela Kumbaro dhe Presidenti Michele Emiliano dakordësuan edhe bashkëpunimin me Teatrin e Operas dhe Baletit që këtë vit do të shtrijë kalendarin e turneve edhe në teatrot e Rajonit të Pulias.

Takim i Konsullit të Përgjithshëm z. Adrian Haskaj, me z. Isa Xhemajlaj Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës

Albanian

Gjatë vizitës në Bari të z. Isa Xhemajlaj Zëvendësministër i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, më 15.02.2018, u bë një takim kortezie me Konsullin e Përgjithshëm në Bari z. Adrian Haskaj, ku u bisedua mbi tema të ndryshme.

Pages

Adresa

Via: Pasquale Villari, N.50,
70122 Bari, (BA)

Tel / Fax

Tel. +39 080 2055842
Nr i emergjences: +39 080 2055842

E-MAIL

consulate.bari@mfa.gov.al

OPENING TIMES

Monday to Friday
09:00 - 14:00