Marrëdheniet dypalëshe

 

      Bashkëpunimi politik

Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Austrisë janë vendosur   3 dhjetor 1913, ku Ministria e Jashtme e Perandorisë Austro-Hungarisë vendosi hapjen e tre konsullatave vendin tonë: Shkodër, Durrës dhe Vlorë. Nga viti 1956 deri vitin 1991 Austria është përfaqësuar vendin tonë nga ambasadori i saj Beograd. muajin gusht 1991 Qeveria Austriake emëroi ambasadorin për Shqipërinë me rezidencë Vjenë, i cili paraqiti letrat kredenciale shtator 1991.

Marrëdhëniet tona me Austrinë janë zhvilluar mënyrë intensive dhe ka patur një varg vizitash e takimesh niveleve larta. Takime shumta zhvillohen edhe kuadrin e organizatave ndërkombëtare dhe forumeve shumëpalëshe, ku janë anëtarësuar dy vendet tona.

janar vitit 1992 Austria i dha Shqipërisë statusin e partnerit favorizuar, duke i dhënë një hov veçantë marrëdhënieve politiko-ekonomike dhe shkëmbimeve tregtare. Bashkëpunimi i ngushtë është i bazuar kryesisht 19 marrëveshjet bilaterale nënshkruara deri tani mes dy vendeve respektive, përfshijnë fusha ndryshme.

Pas anëtarësimit BE, Austria ka përkrahur konkretisht përpjekjet e vendit tonë për t'u integruar Evrope, sidomos arritjen e Marrëveshjes Stabilizim Asociimit mes Shqipërisë dhe BE-së, liberalizimit vizave për shtetasit shqiptar, si dhe aktualisht për marrjen e statusit vendit kandidat për anëtarësim BE.

 

Bashkëpunimi Ekonomik

periudhën 1991-1995 qeveria austriake e ka mbështetur Shqipërinë nëpërmjet Programit austriak Ndihmës Humanitare. Krijimi i Zyrës Koordinimit ADA (Agjencisë Austriake Ndihmës për Zhvillim) pranë Ambasadës austriake Tiranë (1995) u konsiderua si një hap drejt një bashkëpunimi afatgjatë.

Pas viteve 1996-1997 aktiviteti i ADA dhe partnerëve tjerë austriakë u përqendrua zonën veriore vendit, duke patur për qëllim ngushtimin e dallimeve ekonomiko-sociale mes rajoneve vendit. Programi për Bashkëpunimin Teknik e Financiar, si një program pasues i Programit Ndihmës ka kontribuar pozitivisht përmes financimit projekteve ndryshme

Akordimi nga ana e Austrisë vendit tonë, statusin e kombit favorizuar tregti, nënshkrimi i marrëveshjeve ndryshme me karakter ekonomik, shtimi i interesimit biznesit privat austriak për investuar Shqipëri, ka vendosur themelet për rritjen vazhdimësi bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve.

Bashkëpunimi ekonomik midis Shqipërisë dhe Austrisë vitet e fundit ka ardhur duke u rritur. Hap domethënës këtë drejtim janë edhe organizimi i pesë sesioneve Komisionit Përbashkët Ndërqeveritar shqiptaro-austriak, si Vjenë ashtu edhe Tiranë.

Bashkëpunimi fushën ekonomike me Austrinë përfshin: bashkëpunimin kuadrin e projekteve asistencës, fokusuara drejtim : furnizimit me uje, energjisë elektrike; arsimitkulturës; bashkëpunimi kuadrin e projekteve BE-së si edhe fushën e biznesit privat.

Përsa i përket biznesit privat, ka një interesim rritje angazhimit kompanive austriake  Shqipëri, veçanërisht formën e investimeve direkte. Ka shkëmbime vizita te delegacioneve te biznesit austriak ne Tiranë dhe atij shqiptar Vjenë, ndërkohe qe është rigjallëruar ndjeshëm bashkëpunimi midis Dhomave Tregtisë dy vendeve. Austria ka premtuar rritjen e kredive, krijimin e lehtësirave dhe mbështetjeve për investitorët austriake vendin tonë, si shprehje e prioritetit veçantë gëzon Shqipëria politikën dhe interesat ekonomike ndërsjella me . Ky bashkëpunim intensiv ka sjellë edhe rritje dukshme shkëmbimin tregtar mes dy vendeve.

 

Bashkëpunimi fushën e Arsimit, Kulturës dhe Shkencës

Ndërmjet Republikës Shqipërisë dhe Republikës Austrisë egzistojnë marrëdhënie tepër pozitive fushën e arsimit, kulturës dhe shkencës. Kjo konfirmohet edhe nga Marrëveshjet ndërshtetërore nënshkruara për këtë qëllim ndërmjet qeverive dy vendeve, cilat po i citojmë poshtë :

1.     Marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Austrisë, për bashkëpunim në fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës, nënshkruar më 31.10.2005, hyrë në fuqi më 01.11.2006.

2.     Protokolli i takimit të Komisionit të përzier austriako-shqiptar për bashkëpunimin në fushat e kulturës, arsimit dhe shkencës për vitet 2007-2010, nënshkruar më 28.06.2007.

Aktualisht, në fushën e arsimit Austria ka kontribuar me anë të projekteve të saj, më i rëndësishmi prej të cilëve është hapja në vitin 2006 e shkollës së mesme me profil teknik(HTL) në Shkodër, një shkollë me personel pedagogjik austriak, e cila është një prej 6 shkollave të tilla që Austria ka hapur në gjithë botën. Në vijim të eksperiencës tepër pozitive të kësaj shkolle, si në aspektin e pjesëmarrjes dhe në atë të mësimdhënies, qeveria shqiptare me asistencën teknike të qeverisë austriake, ka vendosur hapjen e një shkolle të ngjashme edhe në Tiranë. Projekti është në fazën e implementimit.

Edhe në fushën e kulturës ka një bashkëpunim aktiv ndërmjet institucioneve kulturore të të dy vendeve. Konkretizim i këtij bashkëpunimi, ishte sjellja këtë vit në bashkëpunim me Volkstheatër të Vjenës,  i dy trupave teatrore nga Shqipëria, trupës së teatrit Metropol të Tiranës, e cila vuri në skenë komedinë „Tri mendje në ankand“ të Ferdinand Hysit, dhe trupa e Akademisë së Arteve me monodramën „Fausti prej Tirane“ të Stefan Çapalikut. Cilësia e veprave dhe loja profesioniste e aktorëve shqiptarë, sollën një sukses të merituar të shfaqjeve gjatë të dy ditëve të aktivitetit.

 

Mësimdhënia e gjuhës shqipe në Austri:Universiteti i Vjenës ka ngritur prej vitit 2011 një qendër për mësimin e gjuhëve,“Sprachzentrum”. Këtu ofrohen kurse për shumë gjuhë, ndërmjet të cilave dhe leksione për mësimine gjuhës shqipe. Kurse për mësimin e gjuhës shqipe ofrohen edhe në shkollat e mesme “Volkshochschule”. Në qytetin e Vjenës ato zhvillohen “Volkshochschule” Bigittenau, Meidling dhe Favoriten. Seksioni i Arsimit të qytetit të Vjenës (Stadtschulrat für Ëien) ka organizuar mësimin e gjuhës amtare shqipe për të gjitha klasat dhe tipet e shkollave, duke filluar nga shkolla fillore deri në gjimnaz, për fëmijët shqipfolës. Gjithashtu, në Universitetin e Gracit u hap gjatë vitit akademik 2004-2005 një degë përkthimi shqip-gjermanisht-shqip.

Botime mbi Shqipërinë në Austri: Botimet më të hershme i ka bërë grupi i studiuesve të Universitetit të Gracit, i cili përbëhej nga historianët Karl Kaser, Robert Pichler dhe Kurt Gostentschnigg në kuadrin e disa projekteve të atij Universiteti. Më poshtë po i rendisim sipas viteve :

1995. Helmut Eberhart /Karl Kaser (botues). Albanien. Stammesleben zwischen Tradition und Moderne. Shtëpia Botuese Böhlau Wien ∙ Köln ∙ Weimar.

1996. Fatos Baxhaku / Karl Kaser. Die stammesgesellschaften Nordalbaniens. Berichte und Forschungen österreichischer Konsuln und Gelehter (1861-1917). Shtëpia Botuese Böhlau.

2003. P. Jordan, K. Kaser, Walter Lukan, Stefanie Schwandner-Sievers dhe Holm Sundhaussen - Albanien. Geographie, historische Anthropologie, Geschichte, Kultur, Postkommunistische Transformation. Shtëpia Botuese “Peter Lang”, Frankfurt am Main.

Nga Institut für Indogermanistik, si pjesë e Institut für Sprachwissenschaft, ka kryer studime mbi gjuhën shqipe, Dr. Joachim Matzinger, i cili ka bërë këto botime:

2006.Der altalbanische Text [E] Mbsuame e Krështerë (Dottrina Cristiana) des Lekë Matrënga von 1592, eine Einführung in die albanische Sprachwissenschaft, Dettelbach, 316 fq. Sht. Botuese J. H. Röll, Dettelbach. Është një punim mbi veprën e Lekë Matrëngës.

-Grundzüge der nominalen Wortbildung des Altalbanischen im Seelsor­gehandbuch des Gjon Buzuku (1555). Die Wortbildungsmuster des sekundären Wortschatzes. Është punimi i docenturës, të cilin Dr. Matzinger po e përgatit për botim.

2005.Në bashkëpunim me Prof. Dr. Monica Genesin: Albanologische und balkano­logische Studien. Festschrift für Wilfried Fiedler,Hamburg. 307 fq. Sht. Botuese Dr. Kovač.

2009.Në bashkëpunim me Prof. Dr. Monica Genesin: Nordalbanien – L’Albania del Nord. Linguistisch-kulturhistorische Erkundungen in einem unbekannten Teil Europas. Contributi linguistici e culturali su un’area sconosciuta dell’Europa, Hamburg, 199 fq. Shtëpia Botuese Dr. Kovač.

2010. Në bashkëpunim me Prof. Dr. Monica Genesin & Prof. Dr. Giancarlo Vallone: The Living Skanderbeg. The Albanian Hero between Myth and History, Ham­burg, 319 fq. Shtëpia Botuese Dr. Kovač.

Dr. Ina Arapi, ka punuar gjithashtu mbi autorët e vjetër gegë dhe ka botuar tezën e disertacionit të plotësuarsi monografi:

2010.Der Gebrauch von Infinitiv und Konjunktiv im Altalbanischen mit Ausblick auf das Rumänische, Hamburg, 330 fq. Shtëpia Botuese Dr. Kovač.

2014. Die altlabanischen Verben (Foljet e shqipes së vjetër), Shtëpia Botuese Harrassowitz, Wiesbaden, që u prezantua më 6 mars 2014, rezultat i një projekti 4-vjeçar të FWF, të cilin e ka drejtuar S. Schumacher në bashkëpunim me J.Matzinger. Botimi është një lloj fjalori i foljeve të shqipes së vjetër së bashku me karakteristikat gramatikore dhe etimologjinë e tyre.

Akademia Austriake e Shkencave ka botuar në vitin 1993 një përmbledhje të gramatikës historike të gjuhës shqipe nga Prof. Shaban Demiraj.

1996. Wien und die albanischen Schriftsteller. Schriftsteller aus Ost-, Ostmittel -und Südosteuropa über die Stadt Wien.

2011. Akademia ka botuar të përkthyer në gjermanisht punimin me titull:

Hava und Sali Hidri. Die frühchristliche Basilika in Arapaj / Durrës (Albanien). Botuese është Prof. Renate Pillinger. Kjo është një vepër shumë e rëndësishme, e para për arkeologët shqiptarë e botuar në Austri.

Një punim me rëndësi është botuar edhe mbi filatelinë shqiptare:

2001. Felix Gamillscheg. So entstand Albanien. Dokumentiert in seinen Briefmarken. Shtëpia Botuese Pollischansky, Vjenë, vepër filateliste, nëpërmjet së cilës pasqyrohet krijimi dhe konsolidimi i shtetit shqiptar.

 

 

Adresa

Ambasada Shqiptare
Prinz Eugen Str. 18/1/5
A-1040 Vienë

Tel / Fax

Tel. +43 1 328 8656
Fax. +43 1 328 8658

E-MAIL

embassy.vienna@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00