"Mbrëmje kulturore në kujtim të aktorit të madh Austriako – Shqiptar Aleksander Moissi, Ekspozitë me objektet personale"

Nën moton „të rizbulojmë të përbashkëtat“, Viti i përbashkët i Kulturës Austri Shqipëri 2018, vazhdoi serinë e aktiviteteve kulturore ne Vjenë, kësaj radhe me një aktivitet të veçantë. Me mbështetjen dhe bashkëpunimin e frutshëm me Theater Museum dhe ndihmën e studjuesit Z. Pjeter Logoreci, ambasada Vjenë bëri të mundur ekspozimin për herë të parë për publikun e gjerë, të 15 objekteve personale të aktorit të madh të skenave austriake dhe Evropiane, Alekander Moisiu. Trashëgimia e tij është kthyer tashmë në një simbol të lidhjeve të ngushta tradicionale kulturore midis Austrisë dhe Shqipërisë. Përkujtimi i figurës së jashtëzakonshme të aktorit me origjinë shqitare, jo vetëm hedh pas shikimin në histori për të rikujtuar pikat e takimit kulturor, por është burim frymëzimi për brezat e rinj. Aktiviteti u ndoq me shumë interes nga komuniteti shqiptar me banim e punë në Austri, si dhe miq e artdashës austriak. Të pranishmit u përshëndetën nga Drejtori i Theater Museum Dr. Thomas Trabitsch, Drejtore e Departamentit të Kulturës në Ministrinë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme, Ambasadore Teresa Indjein dhe Ambasadori Roland Bimo. Për jetën dhe veprimtarinë e aktorit të madh Aleksandër Moisiu, fjalën tematike e mbajti studjuesi Pjeter Logoreci. Një nga veçoritë e kësaj mbrëmje kulturore ishte pjesmarrja e artistëve shqiptarë Janela Nini (Violinë) dhe Franz Gjoni (Kitare), të cilët lanë mbresa të thella tek publiku pjesmarres për interpretimet e tyre me nivel të lartë artistik . Falenderime të veçanta për kontributin e tyre në promovimin e kulturës shqiptare. Falenderime Franz Jakova për moderimin profesional të programit.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Prinz Eugen Str. 18/1/5
A-1040 Vienë

Tel / Fax

Tel. +43 1 328 8656
Fax. +43 1 328 8658

E-MAIL

embassy.vienna@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00