Filmi shqiptar në Vjenë.

Viti i Kulturës Austri-Shqipëri 2018, inisiativë e Ministrisë Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme e Republkës së Austrisë, mundësoi organizimin e Festivalit të Filmit Shqiptar, titulluar „Tribute për Z. Kujtim Çashku, Regjizor, skenarist, themelues dhe Drejtor i Akademisë së Filmit dhe Multimedia „Marubi“, themelues dhe organizator i të parit Festival Ndërkombëtar të filmit mbi të Drejtat e Njeriut.
Për tre ditë me radhë publiku austriak pati mundësinë të njihet nga afër me arritjet e kinematografisë shqiptare. Shfaqja e filmave „Kolonel Bunker“, „Syri Magjik“ dhe „Si të trajtojmë të kaluarën“ u ndoqën me interes nga publiku i vendit dhe komuniteti shqiptar që jeton në Austri. Bashkëbisedimi i Regjizorit Çashku me publikun tregoi më së miri interesimin a madh të publikut për Shqipërinë në përgjithësi dhe krijimtarinë artistike të Z.Çashku në veçanti.
Ambasada Vjenë i shpreh mirënjohjen dhe falenderimet e përzemërta gjithë komunitetit dhe intelektualëve për mbështetjen dhe pjesmarrjen në këtë aktivitet të rëndësishëm për prezantimin e kulturës shqiptare në Austri.
Nderuan me pjesmarrjen dhe fjalimet tyre Ambasadore Teresa Indjein, Drejtore e Përgjithshme e Departamentit të Kulturës në Ministrinë Federale për Evropën, Intergrimin dhe Punët e Jashtme të Austrisë, si dhe Ambasadori i Shqipërisë në Austri Z. Roland Bimo
Falenderime dhe mirënjohje të veçantë për zyrtarët e Departamentit të Kulturës Zj, Sonia Reiser-Weinzettl dhe Renate Seib për kontributin e tyre në organizimin me sukses të kësaj ngjarje të rëndësishme në marrëdhëniet kulturore midis të dy vendeve.

Adresa

Ambasada Shqiptare
Prinz Eugen Str. 18/1/5
A-1040 Vienë

Tel / Fax

Tel. +43 1 328 8656
Fax. +43 1 328 8658

E-MAIL

embassy.vienna@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00