„Dinastia Tedeschini, urë e hershme diplomatike midis Austrisë dhe Shqipërisë.

„Dinastia Tedeschini, urë e hershme diplomatike midis Austrisë dhe Shqipërisë.
Kështu titullohej aktiviteti i organizuar nga Ambasada Shqiptare në Vjenë në bashkëpunim me Institutin e Kulturës shqiptare „Aleksandër Moisiu“, në kuadrin e „2018 Viti i Kulturës Austri Shqipëri“. Prezantimi i jetës dhe aktivitetit të familjes Tedeschini pëputhet më së miri me moton e vitit të kulturës „Të rizbulojme të përbashkëtat“. Përmes jetës dhe veprimtarisë së familjes Tedeschini, dokumentari i regjizores Anila Varfi solli në vëmendjen e shikuesve lidhjet e hershme njerëzore dhe diplomatike midis Austrisë dhe Shqipërisë në një nga periudhat më të rëndësishme të Rilindjes Shqiptare, të forcimit dhe konsolidimit të identietit kombëtar. Parardhësit e Familjes Tedeschini janë vendosur në Shqipëri, në Shkodër, në vitin 1766 duke ushtruar profesionin e mjekut dhe farmacistit. Më pas kanë spikatur edhe aftësitë e tyre në fushën e diplomacisë, duke shërbyer për rreth gjysëm shekulli si Konsull i Përgjithshëm i Monarkisë Austro-Hungareze.
Të pranishmit i përshëndetën Ambasadori i Shqipërisë në Vjenë Z.Roland Bimo, Z. Christian Autengruber, nga Departamenti i Kulturës, Ministria Federale për Evropën, Integrimin dhe Punët e Jashtme e Austrisë, Z. Ilir Caushi, Drejtor i Institutit të Kulturës „Aleksandër Moisiu“.
Në këtë mbrëmje kulturore ishin ftuar dhe morën pjesë pasaradhës të familjes Tedeschini, Z. Zef dhe bashkëshortja Zj. Alma Tedeschini dhe regjizore Anila Varfi.
Shfaqja e filmit dokumentar u shoqërua me një bisedë të Z. Zef Tedeschini dhe regjizores Anila Varfi me të pranishmit e shumtë, që kishin mbushur sallën e Kinema Urania në Vjenë.
Ambasada i shpreh falenderimet të gjithë atyre që ishin të pranishëm, përfaqësuesve nga ambasada e Kosovës, Ministria e Jashtme e Austrisë, miq austriakë dhe bashkëatdhetarë në Austri. Falenderime Institutit të Kulturtës Alekandër Moisiu, si dhe Kyesisë së Këshillit Koordinues të Shoqatave shqiptare në Austri

Adresa

Ambasada Shqiptare
Prinz Eugen Str. 18/1/5
A-1040 Vienë

Tel / Fax

Tel. +43 1 328 8656
Fax. +43 1 328 8658

E-MAIL

embassy.vienna@mfa.gov.al

Orari zyrtar

E hënë- E premte
09:00 - 17:00