
“Fund Vere-Fillim Vjeshte” është titull i ekspozitës së pikturës me punime të piktorëve Barbara Gashi dhe Skënder Strica, e cila u hap më datë 4 shtator dhe do të qëndrojë e hapur deri më 20 shtator, në Sooss afër Badenit, në Heurigen Galierie Plos.
Piktorja akademike Barbara Gashi, me një humor të
këndshëm, trajton në punimet e saj kënaqësitë e stinës së
verës, si të notuarit në liqen, zhytjen në ujë, ose peshqit në det. Ta shijojmë edhe një herë verën, t’a përjetojmë edhe një here ujin e kaltër si kristal dhe ngjyrat e qiellit, le të hidhemi edhe një herë në ujë për t’u freskuar.
Tablloja e Barbara Gashit “Irisi nën Ylber” të bën t’a parandjesh vjeshtën.
Në tablotë e Skënder Strikës ajo është tashmë aty. Pejsazhe të mrekullueshme dhe të papritura nga Shqipëria të magjepsin me ngjyrat e tyre. Pyje të ngjyer në një të kuqe të portokalltë
shtrihen pranë lëndinave në ngjyrë t ë gjelbër të thellë dhe fushave me ngjyrë okër. Malet e mbuluara me mjegull shfaqen në forma mistike, ashtu si gojëdhanat dhe legjendat e Shqipërisë.
Pejsazhisti shqiptar nga Shkodra vjen enkas për ekspozitën. Kjo është ekspozita e tij e parë në Austri.
I pranishëm në hapjen e ekspozitës, Ambasdori Roland Bimo, pasi falenderoi organizatorët, vuri në dukje rolin e rëndësishëm të artit e të pikturës në promovimin e Shqipërisë dhe forcimin më tej të lidhjeve midis njerëzve dhe popujve. Të pranishmit i përshëndeti edhe artistja austriake Zj. Dorothea Soevegjarto.