Shërbimet konsullore të Ambasadës

Shërbimet konsullore të Ambasadës

 

 

SHKO - SHËRBIMET KONSULLORE ONLINE

Shërbimet konsullore tashmë duhet t’i merrni vetëm nëpërmjet aplikimit online!

Lutemi informohuni në adresën:

 

http://punetejashtme.gov.al/sherbimet-konsullore-online/

 

si dhe krijoni një llogari tuajën personale në platformën:

 

https://e-albania.al/

 

PAGESAT PËR SHËRBIMET KONSULLORE

Të gjitha pagesat për veprimet konsullore kryhen në Australi (për tarifat e afishuara në Euro, sipas kursit ditor të Commonwealth Bank of Australia në llogarinë bankare të Ambasadës:

COMMONWEALTH BANK
Embassy of the Republic of Albania
BSB: 062-900

Account Number: 1113 5179

Currency: EURO
 

 

Nga jashtë AUSTRALISE

Ac. Name: Embassy of the Republic of Albania
SWIFT/BIC Code: CTBAAU2S
BSB: 062-900

Account Number: 1113 5179

Currency: EURO

To find out more visit: www.commbank.com.au

 

LEGALIZIMI I DOKUMENTAVE

Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit, duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja (australiane) që do të paraqiten pranë autoriteteve shqiptare. Legalizimi i dokumentave australiane  me "Apostille" i bën ato të vleshme për institucionet brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.Pas aderimit të Republikës së Shqipërisë në Konventën e Hagës, më 9 maj 2004, legalizimi i dokumenteve zyrtare bëhet konform kësaj konvente.

Kjo përmirëson ndjeshëm shërbimet ndaj qytetarëve që duhet të paraqesin dokumente në Australi, ose anasjelltas. 

 

Tanimë, të gjithë dokumentet zyrtarë të prodhuar nga autoritetet e të dyja vendeve do të apostilohen pa pasur nevojë të legalizohen nga përfaqësitë respektive diplomatike.

 

Për çdo dokument të lëshuar nga institucionet shqiptaredhe që do të paraqitet në Australi nëpërmjet këtij vendimi do të kursehet tarifa e legalizimit nga autoritetet australiane, si dhe koha e pritjes do të përgjysmohet. 

 

Gjithashtu, të gjitha dokumentet zyrtare që merren pranë autoriteteve përkatëse australianetë prodhuara nga institucionet australianepër t'u përdorur në Shqipëri duhet të legalizohen me vulën "APOSTILLE" pranë DFAT (Department for Foreign Affairs and Trade) të Australisë dhe JO në Ambasadën /Konsullatën shqiptare në Canberra.

 

Each country signatory to the Convention of 5 October 1961 Abolishing the Requirement of Legalisation for Foreign Public Documents, commonly called by the Apostille Convention, nominates the authorities authorised to issue apostilles on their own public documents. This link provides the list of Authorities by countries:

https://www.hcch.net/en/instruments/conventions/authorities1/?cid=41.

DFAT is the only authority able to issue Apostilles on Australian public documents. Some countries may elect to have more than one authority.

Nëse është e nevojshme dokumentat në fjalë mund të përkthehen:

  1. Pranë një përkthyesi të autorizuar dhe të regjistruar në Australi në Institucionin perkates australian NAATI (National Accreditation Authority for Translators and Interpreters) dhe më pas të legalizohet firma e pëkthyesit me "Apostille" ose,
  2. Pranë një përkthyesi të autorizuar në Shqipëri për dokumentat që merren pranë Institucioneve shqiptare dhe më pas do të përdoren në Australi.

 

Official Translations:For the purpose of legalising Australian public document, DFAT only accept translations completed by a NAATI certified or recognisedtranslator.The list of acceptable translators is accessible on the NAATI website:

https://www.naati.com.au/MyNaati/OnlineDirectory.

For more information on DFAT’s requirements to legalise NAATI translations can be found on the relevant Smartraveller link:

https://www.smartraveller.gov.au/consular-services/notarial services/documents#translations.

Public information for clients is available at:

https://smartraveller.gov.au/services/legalisingdocuments/Pages/australia.aspx

including a general telephone enquiry line: Tel: 1300 935 260.

 

DFAT cannot issue an Apostilles on translations performed by Foreign Missions as they are not considered to be Australian public documents, unless the foreign accredited officer or local staff of the foreign mission has a current NAATI certification and the translation meet DFAT’s requirements (requirements listed in the previous link).

Legalizimi i dokumentave shqiptare për të qënë të vlefshme në Australi, duhet bërë me vulën "Apostille" pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë.Për më tepër informacion: 

 

http://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/

 

Për çdo sqarim të mëtejshëm sektori konsullor i Ambasadësmbetet në dispozicion.

 

PROKURAT DHE DEKLARATAT NOTERIALE

Nga ky shërbim që ofrohet nga Konsullata përfitojnë vetëm shtetasit shqiptarë, me banim e qëndrim të rregullt në Australi.

Shërbimi konsullor i Ambasadës harton vetëmProkura të thjeshta, që nënkupton redaktimin e prokurave që japin tagër përfaqësimi për veprime të thjeshta administrative, të cilat nuk synojnë lindjen, ndryshimin ose shuarjen e të drejtave dhe detyrimeve të pronësisë të të përfaqësuarit. Pra, vetem ato prokura që kanë të bëjnë me tërheqje dokumentesh dhe tërheqje pensioni.

Për hartimin e prokurës personi i interesuar duhet të paraqitet fizikisht pranë shërbimit konsullor të Ambasadës,si dhe të ketë me vete një dokument identifikimisi dhe dokumente të mjaftueshme që tregojnë se ka qëndrim të rregullt në Australidhe numrin e pasaportës, ose të letërnjoftimit të personit që do të autorizojë me anë të prokurës.

Shërbimi konsullor i Ambasadës harton gjithashtu Deklarata të ndryshme noteriale, sipas rastit.

Lëshohen këto subjekte Prokurash konsullore për:

• Tërheqje dokumentesh të gjendjes civile në Shqipëri

• Shpallje martese

• Tërheqje pashaporte

• Tërheqje diplomash dhe dokumenta shkollorë

• Tërheqje dëshmie penaliteti

• Tërheqje të dokumentave të tjera pranë autoriteteve private dhe publike

• Ndjekjen e veprimeve administrative dhe regjistrimin e akteve të gjendjes civile

• Denoncimin e humbjes së dokumenteve

• Proçedura legalizimi pranë ALUIZN-it ose të ngjajshme

• Tërheqjen e dëmshpërblimit të të përndjekurve

• Tërheqje pensioni. Për tërheqje pensioni, paraqitet vetë personi me pasaportë biometrike dhe letërnjoftim ID, librezën origjinale të pensionit dhe gjeneralitetet e personit që do të kryejë tërheqjen e pensionit në Shqipëri. Kjo lloj prokure është njëpërdorimshe dhe duhet të përdoret brenda afatit kohor 3 muaj.

• Leje për udhëtim të fëmijëve minorenë

• Tërheqje kredie familjare (nëse nuk kufizohet nga institucioni bankar)

• Përdorim të përkohshëm automjeti

• Kryerjen e formaliteteve për qiradhënie të objekteve të banimit

• Prokura përfaqësimi në proçese administrative dhe gjyqësore për çështje divorci dhe njohje të vendimeve të një gjykate të huaj

• Revokime të akteve noteriale, të cilat janë kryer më parë në ambasadë

 

• Gjithashtu, Konsullata lëshon prokurë edhe për plotësimin e dosjes së familjeve të të përndjekurve politikë të regjimit komunist, ose përcjelljen e dokumentacionit në Ministrinë e Drejtësisë.

 

¡¡¡K U J D E S!!!

Prokura për shitblerjen e pasurive të tundshme apo të patundshme nuk mund të bëhet në Konsullatë. Kjo lloj prokure duhet të bëhet pranë një noteri dhe më pas të legalizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë (DFAT). Gjithashtu kjo Prokurë duhet të legalizohet edhe në Ambasadën Shqiptare ne Canberra, per tu njohur nga organet kompetente në Shqipëri.

Notarial services is not provided on the bases of nationality but on the type of document. Therefore Australia don’t offer this service based on reciprocity. The cost of notarial services is similar regardless of the nationality, i.e. an Australian citizen or an Albanian citizen will be charged the same fee if they require the same service. The list of notarial fees is available on the Smartraveller websiteand increases every 1 January if the Australian Consumer Price Index is positive.

Please note that fees are charged in local currency.

The Smartraveller website provides information on Notarial services, including the issuance of Apostilles by DFAT on Australian public documents:

https://www.smartraveller.gov.au/consular-services/notarial-services

Shërbimi për veprimet noteriale është vetëm për shtetasit shqiptarë. Për të gjitha prokurat e tjera, personi i interesuar duhet të drejtohet pranë një noteri australian. Prokurat e lëshuara nga noterë australianë kanë nevojë për vulë Apostilepranë DFAT (MPJ) në mënyrë që të njihen në Shqipëri (shih: legalizimi i dokumentave).

Prokura për autorizimin e avokatit për të përfaqësuar në një proces gjyqësor pranë një gjykate, nuk mund të bëhet në Konsullatë. Kjo lloj prokure duhet të bëhet pranë një noteri në Shqipëri ose pranë një noteri në Australi dhe më pas legalizohet në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë. Gjithashtu kjo prokurë duhet të legalizohet edhe në Ambasadën Shqiptare në Canberra që të bëhet e njohur në organet kompetente shqiptare.

Për më tepër informacion, klikoni në linkun si më poshtë të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të Republikës së Shqiperisë :

 

http://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/

Tarifa konsullore për të gjitha llojet e prokurave kushton 20,00 (njezet) euro Pagesa për tarifën duhet të bëhet paraprakisht në llogarinë e Konsullatës për shërbimet konsullore.

Për më tepër kontaktoni në adresën: embassy.canberra@mfa.gov.al

KUR NJE SHTETAS SHQIPTAR JASHTE VENDIT GJENDET NE NJE SITUATE TRAFIKIMI

1. Si duhet të veprojë vetë shtetasi

Rasti i parë:

Shtetasi duhet të kontaktojë direkt përfaqësinë diplomatike ose konsullore në këtë vend, të deklarojë problemin dhe të kërkojë ndihmë përfshirë edhe faktin nëse ai/ajo dëshiron të kthehet në Shqipëri.

Rasti i dytë:

Shtetasi duhet të kontaktojë direkt me strukturat e policisë në vendin ku gjendet dhe të kërkojë ndihmë.

Rasti i tretë:

Në pamundësi për të kontaktuar me policinë ose me përfaqësinë diplomatike/konsullore shtetasi mund të kontaktojë një organizatë vendase jo qeveritare që ndihmon shtetasit e huaj për raste të tilla.

2. Si duhet të veprojë Përfaqësia diplomatike ose konsullore

Identifikimi fillestar i viktimës së mundshme të trafikimit Shqiptar të mitur dhe/ose të rritur, bëhet ose direkt me paraqitjen e vetë personit, ose në bashkëpunim me strukturat ndihmëse homologe, strukturat policore etj. në vendin pritës në mënyrë që të parandalohet ose ndërpritet gjendja e shfrytëzimit dhe të ndihmohet viktima.

Hapi i parë: Punonjësi i përfaqësisë diplomatike ose konsullore, që me kontaktin e parë me viktimën e mundshme apo personin në rrezik trafikimi, duhet të vlerësojë nevojat imediate që ajo/ai ka, qoftë për t’u akomoduar qoftë për t’u kthyer në Shqipëri. Përfaqësia diplomatike ose konsullore duhet të marrë të gjitha masat e duhura për të përmbushur nevojat bazike të shtetasit që paraqitet për ndihmë.

Hapi i dytë: Referimi i rastit tek Autoriteti Përgjegjës (AP - MEPJ) dhe përcjellja e kërkesës për këshillim në lidhje me hapat e mëtejshëm që duhet të ndjekë punonjësi i përfaqësisë diplomatike ose konsullore.

Hapi i tretë: Vënia në kontakt me strukturat vendase të ndihmës për viktimat e trafikimit, për të siguruar kështu marrjen e ndihmës dhe mbrojtjes së personit.

Hapi i katërt: Organizimi i kthimit në Shqipëri, me dokumentacion të rregullt, të viktimës së trafikimit, në rast se kjo është kërkuar vullnetarisht nga vetë personi.

Hapi i pestë: Ndjekja e rastit deri në zgjidhjen e plotë të tij dhe përgatitja e një informacioni përfundimtar për AP për mënyrën e zgjidhjes dhe për hapat e ndjekura që nga momenti i identifikimit deri në referimin tek agjensi të tjera apo riatdhesimin në Shqipëri.

Kur gjenden në vështirësi në shtetin e huaj dhe humbin lidhjet me familjarët e tyre në Shqipëri

Vështirësitë me të cilat mund të përballen shtetasit janë të natyrave nga më të ndryshmet. Për çdo rast ata mund t’u drejtohen Përfaqësive të R.SH. për t’u këshilluar apo për të kërkuar ndihmë. Duhet pasur parasysh në këto raste se përfaqësitë nuk janë zyra informacioni apo agjenci udhëtimi. Përfaqësitë ndihmojnë sidomos në rastet kur shtetasit kanë probleme dhe vështirësi me autoritetet e vendit pritës.

Shtetasit mund t’u drejtohen kurdoherë përfaqësive diplomatike dhe konsullore të R.SH. për të vendosur lidhjet me familjarët e tyre në Atdhe. Përfaqësitë shqiptare marrin përsipër njoftimin e familjarëve përmes MEPJ. Prandaj dhënia e informacioneve të sakta dhe të mjaftueshme është me rëndësi.

Edhe familjarët mund të kërkojnë ndihmën e MEPJ, që përmes Përfaqësive të R.SH. jashtë të vendosin lidhje me të afërmit e tyre. Duhet pasur parasysh që në këto raste Përfaqësitë nuk mund të sigurojnë informacione, n.q.s. shtetasit për të cilët interesohen, qëndrojnë ilegalisht, ose janë të burgosur dhe janë shprehur negativisht për kontaktimin me ta. Rëndësi të madhe ka dhënia e informacioneve të sakta rreth familjarëve dhe të njohurve të tyre jashtë shtetit.

SI MUND TE PAJISET SHTETASI SHQIPTAR ME DOKUMENTE UDHETIMI

PAJISJA ME PASAPORTE

Në Shqipëri

Shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, do të aplikojnë për pasaportë biometrike, duke u paraqitur personalisht në mjediset e përcaktuara nga firma prodhuese për këtë qëllim. Aktualisht këto mjedise ndodhen në Shqipëri, në mjediset e Zyrave të Gjendjes Civile në Njësitë Bashkiake.

Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të përfaqësuesit të caktuar me prokurë të posaçme.

Pasaporta e re e ka vlefshmërinë deri në 10 vjet.

Shtetasit deri në 6 vjeç pajisen me pasaportë biometrike pa u marrë shenjat e gishtave, por kurdoherë duke qenë prezentë në procesin e aplikimit.

Pajisja me pasaportë biometrike bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. Në momentin e marrjes në dorëzim të kësaj pasaporte, shtetasit vihen ne dijeni për pavlefshmërinë e pasaportës së mëparshme.

Pasaporta biometrike do të tërhiqet pranë Drejtorive/Komisariateve të Policisë nga aplikanti, përfaqësues ligjor, përfaqësuesi me prokurë të posaçme ose nga një pjesëtar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).

Për shkaqe emergjente që shtetasi detyrohet të largohet nga vendi shumë shpejt, pa e pritur marrjen personalisht të pasaportës, ai duhet ta bëjë këtë largim menjëherë pas aplikimit, kohë gjatë së cilës akoma nuk ka hyrë në sistem pasaporta e re, duke autorizuar një përfaqësues me prokurë për marrjen e saj.

Në rastet kur shtetasit disponojnë viza të vlefshme në pasaportat ekzistuese, ata paraqesin para organeve të kufirit pasaportën biometrike të shoqëruar me pasaportën ekzistuese në të cilën ndodhet viza e vlefshme. Kjo vlen për sa kohë pasaportat e vjetra janë në përdorim.

Në pasaportën e re nuk lejohet të bëhen shënime për fëmijë të vegjël apo për zgjatje afati.

Në Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore

Shtetasit shqiptarë me banim jashtë shtetit, mund të aplikojnë për t’u pajisur me pasaportë biometrike ose kartë identiteti edhe në Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore në Athinë, Selanik, Romë, Milano, Londër, Nju York dhe Mynih.

Pajisja me pasaportë biometrike bëhet përsëri pranë këtyre përfaqësive diplomatike dhe konsullore, brenda 15 ditëve nga data e aplikimit. 

Çmimi i një pasaporte biometrike është 108 Euro kurse çmimi i një karte identiteti është 10 Euro.

Pikat e kontaktit ku qytetarët duhet të drejtohen për marrjen e informacionit për këtë qëllim, janë të afishuara në faqet zyrtare të këtyre përfaqësive.

  • Çfarë duhet të bëjnë shtetasit kur humbin ose duhet të zëvendësojnë pasaportën e udhëtimit?

Kur shtetasit shqiptarë humbin pasaportën, duhet që menjëherë të bëjnë denoncimin në organet policore të vendit përkatës dhe të njoftojnë Përfaqësinë diplomatike ose konsullore në atë vend.

Për t’u ripajisur me pasaportë, shtetasit që e kanë humbur atë, duhet të veprojnë njëlloj sikurse dhe shtetasit e tjerë që kërkojnë të pajisen nga e para me pasaportë, duke shtuar këtu dhe depozitimin e dokumentit denoncues për humbjen e pasaportës së parë.

Aktualisht në Republikën e Shqipërisë, të gjitha aplikimet për pajisje/ripajisje me dokumente biometrike kryhen fillimisht online. Shtetasit e interesuar, ndjekin paraprakisht procedurën e aplikimit online dhe në vijim informohen lidhur me datën dhe orarin e paraqitjes në zyrat e ALEAT për të përfunduar procedurën e aplikimit. Konkretisht specifikojmë që të gjithë shtetasit e interesuar për të marrë këtë shërbim, duke qenë në territorin e Republikës së Shqipërisë :

    a) Në rastin e aplikimit për pajisje/ ripajisje me pasaportë biometrike, si dhe pasaportë biometrike dhe kartë identiteti njëkohësisht, duhet të ndjekin procedurën si më poshtë :

 

·Aplikojnë në e-albania.al duke zgjedhur opsionin:  Aplikim i formularit për lëshim ose rinovim të pasaportës ;

Për dijeninë tuaj, ju përcjellim linkun me informacionin e detajuar lidhur me procedurën e aplikimit dhe dokumentacionin e nevojshëm: 

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13851

·Pas shqyrtimit të aplikimit, shtetasit e interesuar do të njoftohen me sms dhe e-mail për miratimin ose jo të procedurës së kërkuar ligjore nga Policia;
 
·Pjesë e mesazhit të sipërcituar, të miratimit, do të jetë edhe linku ku shtetasit duhet të rezervojnë datën dhe orën për t'u paraqitur fizikisht në zyrat përkatëse të ALEAT, me qëllim vijimin e procedurës së aplikimit;

https://rezervo.aleat.al/

    b)  Në rastin e aplikimit për pajisje/ripajisje vetëm me kartë identiteti, shtetasit e interesuar duhet të rezervojnë takimin për tu paraqitur në zyrën përkatëse të ALEAT. Informacioni lidhur me proceduren që duhet ndjekur për rezervimingjendet në linkun si vijon:

 

PAJISJA ME LEJE KALIMI

Shërbimi konsullor i Ambasadës së Shqipërisë në Kanberra lëshon Leje Kalimi (Laissez Passer) për shtetasit shqiptarë të cilët banojnë ose gjenden përkohësisht në territorin e Australisë dhe që nuk janë të pajisur me pasaportë, ose kur ka skaduar afati i saj.

Për të marrë një leje kalimi personi i interesuar duhet të paraqesë pranë shërbimit konsullor të Ambasadës një dokument identifikimi, dy fotografi identiteti, si dhe të plotësojë formularin përkatës që gjëndet online në e-albania.al.

Leja e Kalimit është një dokument udhëtimi ndërkombëtar, që zëvendëson përkohësisht pasaportën dhe i lejon mbajtësit të saj të udhëtojë për në shtetin e tij për t’u pajisur më pas me pasaportë biometrike. Ky dokument është i vlefshëm për 6 (gjashtë) muaj dhe mundëson hyrjen vetëm një herë në Republikën e Shqiperisë. Për rikthim personi duhet të jetë i pajisur me pasaportë biometrike.

A. Për pajisjen me leje kalimi PER FEMIJE, dokumentacioni i nevojshëm është:

Kur fëmija është i regjistruar në Shqipëri

1. Paraqiten të dy prindërit e fëmijës me pasaporta/letërnjoftim ID dhe fëmija
2. Çertifikatë lindje me fotografi të kohëve të fundit të fëmijës, vulë në prefekturë (3 mujori i fundit)
3. Çertifikatë familjare, e vulosur ne prefekturë (3 mujori i fundit)
3/a. Në rastin kur fëmija është jashtë martese, duhet te jetë i regjistruar në përbërjen familjare të prindit që ka kujdestarine e tij.
4. Dy foto të formatit 4 cm me 5 cm me sfond të bardhë

Kur fëmija nuk është i regjistruar në Shqipëri

  1. Paraqiten të dy prindërit me pasaporta/letërnjoftim ID dhe fëmija
    2. Certifikatë familjare ose martese e prindërve (3 mujori i fundit) e vulosur në Prefekturën përkatëse në Shqipëri.
  2. Një dokument me fotografinë e fëmijës (çertifikatë lindje australiane ose kartela shëndetësore, lëshuar nga institucioni përkatës australian).

Për lëshimin e lejes së kalimit për personat në moshë të mitur, dokumentet e mësipërme duhet të jenë të shoqëruara edhe me një deklaratë të nënshkruar nga të dy prindërit, (ose, në rast divorci, apo raste të tjera, nga prindi që ka në ngarkim fëmijën), ku ata të shprehen dakord për lëshimin e lejes së kalimit për fëmijën e tyre.

*** Në rastet kur njëri nga prindërit nuk ka mundësi të paraqitet, i lëshon prindit tjetër prokurë, për pajisjen e fëmijës me leje kalimi pranë Ambasades Shqiptare në Kanberra.

Prokura nga noter australian, përkthehet në gjuhën shqipe nga NAATI, vuloset në Ministrinë e Drejtësisë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australise.

B. Per shtetasit madhorë (mbi 18 vjeç)

1. Prania e të interesuarit me pasaportën e skaduar ose me vërtetim policie për denoncimin, në rastin kur pasaporta ka humbur (e vërtetuar në polici, dhe e legalizuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Australisë) e shoqëruar nga një dokument me foto, ose me kartën shqiptare të identitetit, ose me patentën shqiptare në formatin elektronik.

2. Dy foto format dokumenti 4 x 5 cm me sfond të bardhë

 

Tarifa konsullore për leje kalimi është 30 Euro

 

Për më tepër informacion, konsultoni faqen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të Republikës së Shqipërisë:

http://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/

 

AKTET E GJENDJES CIVILE

Përfaqësitë tona diplomatike kryejnë disa funksione të një zyre të gjendjes civilebazuar në Ligjin 10129/09 “Për Gjendjen Civile”. Këto funksione kanë të bëjnë me regjistrimin e akteve të gjendjes civile ose ndryshimin e përbërësve në Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile. Përfaqësitë diplomatike dhe konsullore i kryejnë shërbimet e tyre me aktet e gjendjes civile në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Aktet e përgatitura të gjendjes civile, në bazë të të cilave do të kryhen ndryshimet në Regjistrin Kombëtar, përcillen përmes Ministrisë për Evropen dhe Punët e Jashtme, Drejtorisë Konsullore, për në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile. Ndryshimet kryhen nga zyrat përkatëse të gjendjes civile në qarkun ku shtetasi ka vendbanimin e përhershëm.

Për më shumë rreth:

 

  1. Regjistrimi i fëmijëve
  2. Regjistrimi i martesave
  3. Regjistrimi i vdekjeve
  4. Lidhje martese me shtetas/e shqiptarë
  5. Lidhje martese me shtetas/e të huaj

 

Klikoni në linkun si më poshtë:

http://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/

DOKUMENTAT E NEVOJSHME PER MARTESE

Shtetasi shqiptar duhet të pajiset me lejen e martesës dhe çertifikatën e lindjes së bashkëshortes së ardhshme të legalizuar me vulë Apostille nga shteti përkatës dhe të përkthyera në gjuhën shqipe për rastin kur martesa do të lidhet me një shtetas/e të huaj. Këto dokumenta do t’i paraqesë në Zyrën e Gjendjes Civile, ku ai figuron i regjistruar, për të bërë shpalljen e martesës. Shpallja e martesës bëhet nga vetë shtetasi i interesuar ose nga një person tjetër i autorizuar me prokurë, e cila hartohet në ambasadë ose pranë një avokati australian.

Dokumentacioni që kërkohet:

 

• Kur të dy shtetasit janë shqiptarë:

  1. Çertifikatë lindje dhe çertifikatë për lidhje martese duhet të jenë të legalizuara nga prefekturat dhe të kenë vlefshmërinë në kohë deri në 3 muaj nga data e lëshimit të tyre.
  2. Pasaportë ose Kartë Identiteti.

 

• Kur një nga bashkëshortët është shqiptar:

  • Për shtetasin shqiptar: kërkohen dokumentet si në paragrafin e mësipërm.
  • Për shtetasin e huaj:
  • 1. Leja e martesës nga vendi i origjinës. 2. Çertifikatë lindje të legalizuar me Vulë Apostille. 3. Pasaportë.

 

Tarifa konsullore për martesë është 20 Euro

Për më shumë informacion referojuni: 

http://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/

 

 

RREGJISTRIMI I AKTEVE NE GJENDJEN CIVILE NE SHQIPERI

Me qëllim që një akt lindje, martese, apo vdekje i një shtetasi shqiptar me banim në Australi, të regjistrohet në gjendjen civile shqiptare, duhet të mbajë vulën Apostille (të jetë i legalizuar).

PERKTHIMI I AKTEVE TE GJENDJES CIVILE

Për nevoja të ndryshme administrative, shtetasve shqiptarë me banim në Australi u kërkohen edhe përkthime të akteve të gjendjes civile, si çertifikata personale, martese, vdekjeje, apo familjare. Ky shërbim duhet të kryhet pranë një përkthyesi të autorizuar dhe të regjistruar në Australi pranë NAATI (National Accreditation Authority for Translatorsand Interpreters) dhe më pas të legalizohet pranë DFAT me "Apostille"firma e pëkthyesit. Kjo vlen edhe për të gjitha llojet e tjera të dokumenteve, si diploma, lista notash, vërtetime të ndryshme, dëshmi, etj. Për dokumentat që përkthehen në përfaqësi tarifa konsullore është 10 Euro/faqe.

VERTETIMET

Sipas kërkesës së shtetasve shqiptarë apo të administratës vendase, shërbimi konsullor i Ambasadës mund të lëshojë vërtetime të natyrave të ndryshme, gjithmonë duke u bazuar në dokumente zyrtare të vlefshme.

Lëshohen në rastet kur ndryshohen të dhënat në gjendjen civile, ose kur konstatohen gabime në gjeneralitetet e shtetasit shqiptar. Konsullata i lëshon këto vertetime, duke e bazuar në dokumentacionin e saktë të lëshuar nga gjendja civile shqiptare, ku shtetasi është i regjistruar duke saktësuar gjeneralitetet e tij korrekte.

Ky dokument i kërkohet shtetasve shqiptare (zyrat ne Australi) kryesisht kur duhet te rinovojnë lejen e qëndrimit në shtetin australian (psh. për ndryshimin e mbiemrit të bashkëshortes pas martese, per vendin e saktë të lindjes, datëlindjen, etj).

  • Dokumentacioni mbështetës, në rastet e saktësimit të gjeneraliteteve:
    çertifikate lindje shqiptare e legalizuar ne prefekturën përkatëse në Shqipëri, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Tiranë (vlefshmëria 3 muaj). Në çertifikatë duhet të vihet shënimi i ndryshimit të të dhënave, nga punonjësi i Zyrës së Gjëndjes Civile përkatëse. Pasaporta e vlefshme dhe ajo që ka dalë jashtë përdorimit, si dhe letërnjoftimi elektronik ID.
  • Dokumentacioni mbështetës, në rastet e ndryshimit të mbiemrit:
    çertifikata e martesës e legalizuar si më lart, pasaportat dhe letërnjoftimi elektronik ID.
  • Dokumentacioni mbështetës, në rastet e ndryshimit të mbiemrit me divorc:
    vendimi i gjyqit i legalizuar në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në Shqipëri, pasaporta që ka dalë jashtë përdorimit dhe pasaporta aktive.

Tarifa konsullore për çdo lloj vërtetimi është 30,00 (tridhjete) euro.

VDEKJET

Në raste vdekjesh, familjarët ose të afërmit e një shtetasi që ka ndruar jetë në Australi, vënë në dijeni për ngjarjen Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanberra dhe, deri në momentin e transportimit të trupit për në atdhe, mbajnë lidhje të vazhdueshme me këtë ambasadë.

Për kryerjen e procedurave për kthimin e trupit në Shqipëri, duhet të kontaktohet në çdo rast një agjenci funerale e cila kryen procedurat e nevojshme, përfshirë edhe nxjerrjen e dokumenteve të nevojshme pranë administratës vendase, si dhe kontakton me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Kanberra për përfundimin e tyre deri në nisjen e trupit për në Shqipëri.

Kur nuk ka të afërm ose një person tjetër kontakti ose ka vështirësi komunikimi me Ambasadën, familjarët vënë në dijeni zyrën e marrëdhënieve me publikun në Drejtorinë Konsullore në Ministrinë per Evropen dhe Punët e Jashtme në Shqipëri. Dokumenti “Akt i vdekjes” duhet patjetër të legalizohet me anë të vulës Apostille, sepse kjo bën të mundur çrregjistrimin e emrit të shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri.

Shënim:Shteti shqiptar merr përsipër me mjetet e tij financiare, transportin e shtetasve të vdekur vetëm në këto raste:

  • Për persona që janë dërguar me shërbim ose mjekim shëndetësor nga shteti.
  • Për punonjësit e përfaqësive diplomatike.

 

 

SHTETESIA SHQIPTARE

 

Fitimi i Shtetësisë

 

    A. Fitimi i shtetësisë me lindje

 

Çdo fëmijë që lind jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duke pasur qoftë edhe njërin prej prindërve me shtetësi shqiptare e fiton vetiu shtetësinë shqiptare.

Prindërit e fëmijës duhet të paraqiten në ambasadë për deklarimin e lindjes së fëmijës me dokumentet e nevojshme:

- Certifikatën e lindjes së fëmijës;

- Deklaratën e prindit jo shqiptar për pëlqimin e tij që fëmija të marrë shtetësinë shqiptare.

Të dy këta dokumente duhet të jenë të vertetuar nga autoriteti kompetent i vendit përkatës.

 

    B. Fitimi i shtetësisë me natyralizim

 

Fitimi i shtetësisë me natyralizim bëhet kur i huaji plotëson kushtet e përcaktuara nga ligji për shtetësinë shqiptare:

1. Të ketë mbushur moshën 18 vjeç;

2. Të ketë banuar ligjërisht në territorin e Republikës së Shqipërisë, në mënyrë të vazhdueshme, për jo më pak se 5 vjet;

3. Të ketë banesë dhe të disponojë të ardhura të mjaftueshme;

4. Të mos ketë qenë ndonjëherë i dënuar (në Republikën e Shqipërisë ose në ndonjë vend tjetër) për vepra penale, për të cilat ligji parashikon dënime me jo më pak se 3 vjet heqje lirie. Përjashtime nga ky rregull bëhen në rastet kur vlerësohet se dënimi është dhënë për motive politike.

5. Të ketë njohuri të paktën fillestare të gjuhës shqipe;

6. Me marrjen e shtetësisë të mos preket siguria dhe mbrojtja e Republikës së Shqipërisë.

 Shënim: Republika e Shqipërisë lejon dyshtetësinë, pra për të fituar shtetësinë shqiptare, të huajt nuk janë të detyruar të lënë shtetësinë/shtetësitë e vendeve nga vijnë.

Dokumentet e nevojshme për fitimin e shtetësisë me natyralizim:

1. Kërkesa e shtetasit të huaj drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë të vendbanimit të tijtë përhershëm dhe adresën ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij si dhe arsyet e kërkesës për fitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;

2. Mendimi me shkrim i nëpunësit që pranon dokumentet për nivelin e njohurive të gjuhës shqipe;

3. Certifikata e lindjes, origjinale dhe e legalizuar në ambasadë;

4. Leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë sipas kritereve të ligjit për shtetësinë (fotokopje e noteruar), nëse banon në Shqipëri;

5. Akti i pronësisë së banesës ose kontrata e zënies me qira të banesës (fotokopje e noteruar);

6. Kontrata e punës për të punësuarit ose vërtetimi nga zyra e tatimeve për të vetpunësuarit ose investitorët (fotokopje e noteruar);

7. Dokumente që vërtetojnë disponimin e mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë, si garanci bankare, librezë kursimi, vërtetime zyrtare të ardhurash (fotokopje e noteruar);

8. Dëshmia e penalitetit e marrë në vendin e origjinës dhe në vendin ku kërkuesi ka pasur qëndrim legal për gjashtë muajt e fundit;

9. Dokumenti që vërteton qenien azilant, nëse është i tillë (fotokopje e noteruar);

10. Mendimi me shkrim i komisariatit të policisë vendore për sjelljen dhe qëndrimin e kërkuesit, nëse banon në Republikën e Shqipërisë;

11. Fotografia e aplikuesit, tre copë (në rast se ka fëmijë të mitur, fotografi për secilin prej tyre);

12. Certifikata (kur është e nevojshme) për të vërtetuar origjinën shqiptare të kërkuesit, deri në dy shkallë, qoftë dhe nga njëri prind.

 

Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet Konsullatës

Për shërbimet që do të kryhen, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e Konsullatës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.

 

Rifitimi i Shtetësisë

 

Personi që ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare për shkak të premtimit për fitimin e një shtetësie tjetër e rifiton shtetësinë shqiptare në qoftë se nuk ka fituar shtetësinë e premtuar.

Edhe në këto raste paraqiten dokumente identifikuese, si dhe dokumente që argumentojnë kërkesën për shtetësi shqiptare si më poshtë:

1. Kërkesa e qytetarit drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë. Kjo kërkesë duhet të përmbajë identitetin e plotë të tij (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm, adresën (nr. e tel.) ku pret informim për ecurinë e aplikimit të tij si dhe arsyet e kërkesës për rifitimin e shtetësisë shqiptare. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;

2. Certifikata e lindjes dhe ajo familjare;

3. Relacioni shpjegues dhe konfirmimi nga komisariati i policisë vendore dhe prefektura përkatëse lidhur me shtetësinë që kanë ose kanë pasur prindërit e çdo aplikuesi;

4. Deklarata noteriale nga çdo aplikues madhor për faktin e aplikimit ose jo për të fituar shtetësi tjetër;

5. Vërtetimi i njësisë administrative përkatëse për çdo aplikues madhor;

6. Certifikata e lindjes ose e vdekjes së prindërve të çdo aplikuesi;

7. Fotografia e aplikuesit, tre copë (në rast se ka fëmijë të mitur, fotografi për secilin prej tyre).

Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet Konsullatës. Për shërbimet që do të kryhen, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30€ në llogarinë e Konsullatës për shërbimet konsullore dhe e dorëzon dëshminë e pagesës së bashku me dokumentet e tjerë. Pagesa është e pakthyeshme.

Lënia e Shtetësisë

 

Lënia e shtetësisë shqiptare bëhet me dekret të Presidentit të Republikës, ndërsa përpunimi i kërkesës për lënien e shtetësisë bëhet nga Ministria e Brendshme.

Shtetasi që dëshiron të heqë dorë nga shtetësia shqiptare duhet detyrimisht të ketë siguruar më parë premtimin e shtetësisë gjermane.

Aplikimi për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare është individual, pra bëhet nga vetë personi që kërkon të heqë shtetësinë ose nga një person i afërm i autorizuar me prokurë. Përjashtim lidhur me këtë bëjnë të miturit deri në moshën 14 vjeç, për të cilët aplikojnë prindërit e tyre. Kurse për fëmijët e moshës 14 deri 18 vjeç, aplikimi është individual, por duhet shoqëruar nga deklaratat noteriale e të dy prindërve (e cila bëhet në Konsullatë). Në rast se fëmija ka vetëm një prind ose ka një kujdestar, aplikimit i bashkëlidhen dokumentet që konfirmojnë kujdestarinë mbi fëmijën.

 

Autoritetet që pranojnë kërkesën për lënie shtetësie

Kërkesa për lënien e shtetësisë mund të bëhet:

-direkt në komisariatin e policisë në Shqipëri në zonën ku figuron i regjistruar shtetasi;

-ose direkt nëpërmjet Konsullatës.

 

Kërkesa për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare duhet të përmbajë dokumentet e mëposhtme:

 

1. Kërkesë e shtetasit shqiptar drejtuar Presidentit të Republikës së Shqipërisë, me anë të së cilës paraqiten arsyet e kërkesës për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Kërkesa duhet të përmbajë identitetin e plotë të kërkuesit (emër, mbiemër, datëlindje, vendlindje, shtetësi), adresën e saktë të vendbanimit të tij të përhershëm dhe adresën (si dhe nr. tel.) ku pret informim për ecurinë e kërkesës së tij. Kërkesa nënshkruhet me emër, mbiemër e firmë nga kërkuesi;

2. Premtim i shtetësisë australiane, i vulosur me Apostille nga zyrat australiane

3. Dokument që vërteton vendbanimin, i vulosur me vulë Apostile nga DFAT.

4. Certifikatë lindje shqiptare. Personat që kanë lindur në Australi, duhet gjithashtu te marrin nje Ekstrakt Lindje nga Zyra e Gjendjes Civile ne Australi, i vulosur me vulë apostile nga autoritetet australiane;

5. Certifikatë familjare shqiptare;

6. Vërtetim i gjendjes Gjyqësore (Dëshmi penaliteti) në Shqipëri;

7. Vërtetim nga Gjykata e Rrethit në Shqipëri, që nuk ka procese gjykimi të hapura;

8. Vërtetim nga Prokuroria e Rrethit në Shqipëri, që nuk ka hetime në proces;

9. Vërtetim nga Zyra e Përmbarimit në Shqipëri, që nuk ka detyrime financiare;

10. Vërtetim nga Kryetari i Njësisë Administrative në Shqipëri, për regjistrimin si banor i njësisë;

11. Certifikatë martese e aplikantit, (nëse është i martuar), në Shqipëri. Ose nëse martesa është bërë në Australi, duhet të merret Certifikata e martesës në vendin ku është lidhur martesa, e vulosur me Vulë Apostile nga DFAT;

12. Për fëmijët 14 deri 18 vjeç duhet një deklaratë noteriale e të dy prindërve, ku të shprehet pëlqimi i tyre për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare. Deklarata mund të bëhet në Ambasadë, tek noteri australian por i vulosur më pas me Vulë Apostile, ose tek noteri shqiptar. 

Udhëzime

- Vërtetimet/dokumentat të rëndituara më lartë: pikat 6, 7, 8, 9,10, të cilat merren në Shqipëri, duhet të jenë patjetër me të dy mbiemrat, pra atë të vajzërisë dhe atë pas martese.

- Dokumentet e pikave 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10,11 (11 nëse martesa është lidhur në Shqipëri) merren në institucionet përkatëse në Shqipëri. Këto dokumenta nuk kanë nevojë për vulë apostile;

- Dokumentet e përmendura në pikat 2,3 (4 nëse shtetasi ka lindur në Australi dhe 11 nëse martesa është lidhur në Australi) merren nga autoritetet australiane dhe vulosen me Vulë Apostile

- Kur martesa është bërë në një vend të tretë, dokumenti i pikës 11 duhet marrë nga autoritetet e atij vendi, të pajiset me Apostille (ne ate vend), të përkthehet në shqip nga perkthyes shqiptare i licencuar;

- Fëmijët e lindur jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë duhet të jenë paraprakisht të regjistruar në Zyrën e Gjendjes Civile në Shqipëri;

- Të gjitha dokumentet duhet të jenë në origjinal;

- Në rast se kërkesa për lënien e shtetësisë bëhet nëpërmjet Ambasadës, duhet që në Ambasadë të dorëzohet komplet dokumentacioni i përmendur më lart, përfshirë dokumentet që merren nga i interesuari në zyrat përkatëse në Shqipëri;

- Si afat vlefshmërie i dokumentit të premtimit të shtetësisë australiane pranohet afati kohor që përmban vetë dokumenti. Përsa i përket dokumenteve të tjera:

1. Kur kërkesa për lënien e shtetësisë bëhet direkt në komisariat nga vetë shtetasi, dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se tre muaj nga data e lëshimit;

2. Kur kërkesa bëhet nëpërmjet Ambasadës, dokumentet nuk duhet të jenë më të vjetra se tre muaj nga data e lëshimit deri në datën e pranimit të dokumenteve nga Ambasada;

- Dokumentet duhet të jenë në harmoni të plotë me njëri-tjetrin dhe pa gabime e korrigjime;

- Kohëzgjatja e procedurës varion 4 - 6 muaj.

 

Tarifa për veprimet me shtetësinë nëpërmjet Ambasadës

 

Nëse kërkesa për lënien e shtetësisë bëhet nëpërmjet Ambasadës, aplikuesi bën paraprakisht pagesën prej 30 €uro (përveç pagesës për legalizimin e dokumenteve) në llogarinë bankare të Ambasadës RSH në Kanberra dhe e dorëzon dëshminë e kësaj pagese në Ambasadë së bashku me dokumentet e tjera. Pagesa është e pakthyeshme.

Përfundimi i procedurës

Zyra e Presidencës e përcjell si rregull konfirmimin e dekretit për lënien e shtetësisë drejtpërdrejt tek i interesuari në adresën e dhënë prej tij në Australi. Ky veprim shënon edhe përfundimin e procedurës.

Lidhur me konfirmimin e lënies së shtetësisë, nga autoritetet australiane mund të kërkohet një vërtetim nga Ambasada. Për këtë duhet që të bëhet kërkesa në Konsullatë, duke paraqitur dokumentin e marrë nga Zyra e Presidencës. Ky vërtetim ka një tarifë konsullore prej 30 €uro, shumë e cila duhet të derdhet paraprakisht në llogarinë e Ambasades ne Kanberra. Zarfi që dërgohet në Ambasadë duhet të përmbajë: Dokumentin e Zyrës së Presidencës, dëshminë e pagesës 30 €uro dhe një zarf me kthim të paguar dhe me adresën e marrësit në të.

 

VIZAT

Regjimi i vizave për të huajt përcaktohet në bazë të Ligjit, 108/13, “Për të huajt”, dhe VKM, 513/13, “Për trajtimin e të huajve”, i ndryshuar.

Hyjnë pa vizë në Shqipëri:

a) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme Schengen, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga vendet e zonës Schengen, ose që kanë një leje të vlefshme qëndrimi në një nga vendet e zonës Schengen.

b) Të huajt që kanë një vizë të vlefshme të SHBA ose të Mbretërisë së Bashkuar, me shumë kalime, e cila është përdorur më parë në një nga këto vende, ose kanë leje të vlefshme qëndrimi në SHBA ose në Mbretërinë e Bashkuar.

c) Të huajt nga Arabia Saudite, Bahreini, Bjellorusia, India, Katari, Omani, Rusia, Tailanda, mund të hyjnë pa vizë në Republikën e Shqipërisë për qëndrim afatshkurtër, me dokumentin pasaportë për periudhën 10 Qershor 2020 - 30 Nëntor 2020.

d) Viza D e qëndrimit është e nevojshme për të huajt që do të qëndrojnë në Shqipëri më shumë se 90 ditë gjatë një periudhe gjashtëmujore (90/180 ditë) dhe që do të kërkojnë pranë organeve të migracionit leje qëndrimi.

e) Bashkëlidhur gjeni tabelën me regjimin e specifikuar të vizave për secilin vend të huaj:

https://punetejashtme.gov.al/wp-content/uploads/2020/06/3-visa20regime20for20foreign20citiznes15.06.2020.pdf

f) Të huajt nga vende që nuk janë përfshirë në tabelë kanë nevojë për vizë para se të udhëtojnë në Shqipëri dhe aplikimet mund t’i paraqesin në përfaqësinë më të afërt nga vendi i tyre i origjinës ose rezidencës.

 

Për çdo informacion që ka të bëjë me vizat, lutemi të adresoheni në faqen Web të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shqipërisë:

http://punetejashtme.gov.al/info-per-qytetaret-shqiptare/

 

  • Ku mund të aplikohet për të marë Vizë hyrje për në Shqipëri :

 

http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Ku_te_aplikojme_per_te_m...

 

  • Shtetasit që mund të hyjnë në Republikën e Shqipërisë PA VIZA dhe Dokumentat me të cilat duhet të jenë të pajisur:

http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Levizja_e_lire_ne_vendet...

 

  • Lëvizja e lirë brenda Hapesirës SHENGEN:

 

http://www.punetejashtme.gov.al/files/userfiles/Levizja_e_lire_ne_vendet...

 

TARIFAT PER SHËRBIMET KONSULLORE NE EURO

Janë të mbështetura në Nenin 78, 83/1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, Ligjit nr. 9975 datë 28.07.2008 “Për taksat kombëtare të Republikës së Shqipërisë” dhe Udhëzimit të përbashkët midis Ministrit të Jashtëm dhe Ministrit të Brendshëm të Republikës së Shqipërisë nr. 38 datë 21.11.2008.

  • Tarifat për lëshimin e dokumentave të udhëtimit
  • Leje kalimi :                                                               €30.00
  • Leje transporti për të vdekur :                                       Falas
  • Tarifat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumentave
  • Certifikatë e cdo lloji, lëshuar për shtetasit shqiptarë     €20.00
  • Certifikate e cdo lloji lëshuar për shtetasit e huaj:      Reciprocitet
  • Vërtetim i cdo lloji lëshuar për shtetasit shqiptarë:      €30,00
  • Vërtetim i cdo lloji lëshuar për shtetasit e huaj:                 Reciprocitet
  • Verifikim i dokumentit për shtetasit shqiptare:            €10,00
  • Legalizimi i dokumentave të ndryshëm për shtetasit       €15,00

shqiptarë të dala nga organet kompetente australiane

(përfshirë dhe kopjet e pasaportave shqiptare

konform origjinalit)

  • Legalizimet e dokumentave tështetasve australianë[   €30,00

(bazuar nëparimin e reciprocitetit)

  • Legalizimi i dokumentave për shtetas shqiptarëtëvdekur: Falas

 

  • Tarifat për lëshimin e Akteve Noteriale dhe Përkthimin e dokumentave.
  • Përpilimi i Deklaratave, Autorizimeve, Testamenteve, Garancive dhe Prokurave te posacme :                                        €20,00/Faqja
  • Vërtetim i Dublikatave dhe kopjeve :                       €10,00/Faqja
  • Përkthimi i dokumentave :                                      €10,00/Faqja
  • Vërtetim i rregullshmerisë së përkthimit të Certifikatave

(Vërtetim Perkthimi) :                                                      €10,00

  • Viza hyrje për në Shqipëri(tarifat janë në bazë të reciprocitetit me vendin respektiv)

 

Kalendari i festave zyrtare në Shqipëri

 

  • 01 dhe 02 Janar Festat e Vitit të Ri

·14 Mars Dita e Verës

·22 Mars Dita e Nevruzit

·16 Prill E diela e Pashkëve Katolike & E diela e Pashkëve Ortodokse

·17 Prill (E hëna e Pashkëve Katolike & E hëna e Pashkëve Ortodokse)*

·01 Maj Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

·25 Qershor **Dita e Bajramit të Madh

·26 Qershor (E hëna e Bajramit të Madh)*

·1 Shtator Dita e Kurban Bajramit**

·19 Tetor Dita e Lumturimit të Nënë Terezës

·28 Nëntor Dita Flamurit dhe e Pavarësisë

·29 Nëntor Dita e Çlirimit

·08 Dhjetor Dita Kombëtare e Rinisë

·25 Dhjetor Krishtlindjet

 

*Në rastet kur festat zyrtare bie në ditët e pushimit javor (e shtunë ose e diel), dita e hënë është ditë pushimi.

**Shënim: Data e festave të Kurban Bajramit dhe Bajramit të Madh mund të ndryshojë sipas kalendarit hënor. Në rast se do të ketë ndryshime, do të viheni në dijeni me një njoftim të dytë. 

 

Kontakte:

Adresa postare:

 

Embassy of the Republic of Albania

13 Culgoa Circuit, O’Malley

Canberra, ACT 2606

AUSTRALIA

Tel:      +61 2 6290 2332

Fax:     +61 2 6290 6974

E-mail: embassy.canberra@mfa.gov.al

Emergency call: +61 450 977 145

Lutemi, që ky numër të përdoret vetëm në raste urgjente.

 

Orari zyrtar 09:00 – 17:00

Orari i shërbimit konsullor: të Hënë deri të Premte, 09:00 – 13:00.

Telefon për informacione rreth shërbimit konsullor tëHënë - Premte 09:00 – 13:00

Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e festave zyrtare dhe të fundjavës, me përjashtim të rasteve të emergjencës.

 

Dr. Edmond Trako

I Ngarkuar me Punë

© 2020 Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Australi

 

 

Adresa




Embassy of the Republic of Albania
13 Culgoa Circuit, O’Malley
Canberra, ACT 2606
AUSTRALIA

Kontakte




Tel: +61 2 6290 2332
Fax: +61 2 6290 6974
Emergency call: +61 450 977 145
Lutemi, që ky numër të përdoret vetëm në raste urgjente.

   Orari zyrtar
    09:00 – 17:00




Orari i shërbimit konsullor:
Të Hënë deri të Premte, 09:00 – 13:00.
Telefon për informacione rreth shërbimit konsullor:
Të Hënë deri të Premte, 09:00 – 13:00.
Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e festave zyrtare dhe të fundjavës, me përjashtim të rasteve të emergjencës.