Marrëdheniet dypalëshe

Marrëdhëniet Dypalëshe - Historiku.
 
Interesimi i Australisë për vendin tonë erdhi në mes të viteve 80-të. Politika e jashtme  e Australisë ishte e orientuar kryesisht ndaj vendeve të mëdha SHBA, Britani, BS, kurse pas këtyre viteve ajo filloi të çfaqë interes edhe për vendet e vogla dhe ato të Europës Qëndrore dhe Lindore. 
 
Marrëdhëniet diplomatike ndërmjet Shqipërisë dhe Australisë janë vendosur në vitin 1984. Edhe pse nuk ka patur shkëmbime vizitash të nivelit të lartë midis dy vendeve, këto marrëdhënie janë cilësuar gjithmonë miqësore dhe dashamirëse. Takimet e nivelit të lartë janë zhvilluar në kuadër të punimeve të OKB-së dhe atyre ndërkombëtare. 
 
Ambasadori i parë australian paraqiti kredencialet në vitin 1985 dhe ambasadori shqiptar në vitin 1990. Deri në momentin e ndryshimeve demokratike në vendin tonë ka patur vizita diplomatësh australianë që  kanë vizituar herë pas here Shqipërinë, janë shprehur mirë ndaj politikave të Shqipërisë dhe kanë mbështetur problemin e Kosovës. 
 
Pas viteve 90 vihet re një lloj gjallërimi dhe intensiteti shkëmbimesh diplomatike. Marrëdhëniet e vendit tonë me Australinë janë mbuluar nga Pekini, deri në vitin 2019 ndërsa Australia e ka mbuluar Shqipërinë fillimisht nga Athina, kurse aktualisht Australia e mbulon Shqipërinë nga Roma. 
 
Në vitin 2008 Australia ishte ndër vendet e para që njohu Pavarësinë e Kosovës dhe ka lobuar me Zelandën e Re dhe vendet e tjera të rajonit të Oqeanisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Ish- Ambasadori Jeremy Roger Newman është treguar shumë aktiv për nxitjen e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve tona dhe ka lobuar me palën e Zelandës së Re për njohjen e Kosovës. Për këtë u propozua dekorimi i tij, me “Medaljen e Mirënjohjes” me rastin e mbarimit të misionit. Ambasadori aktual i Australisë që mbulon Shqipërinë nga Roma, z. Gregory Alaan French ka paraqitur Letrat Kredencialet Presidentit të Republikës së Shqipërisë në 29 gusht 2016. 
 
Grupi Parlamentar i Miqësisë Shqipëri-Australi, i krijuar në qershor 2008, ka në përbërje të tij edhe një anëtar me origjinë shqiptare, z. Anthony Albanese, aktualisht lideri i Opozitës në Australi. 
 
Në gusht 2012 Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Edmond Panariti zhvilloi vizitë zyrtare në Australi. Kjo ishte vizita e parë e një niveli të lartë në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve.
 
Në maj 2018 Ministri i Diasporës, z. Pandeli Majko vizitoi Australinë ku zhvilloi ndër të tjera edhe takime me Sekretarin për Emigracionin dhe Politikat Multikulturore në Australi, z. Richard Johnson, si dhe me zv/Sekretarin e Ministrisë së Punëve të Jashtme z. Christofer Langman.
Intervista e z. Pandeli Majko ne Radio SBS Albanian ne Sydney
Në korrik 2019 Qeveria e Republikës së Shqipërisë mori vendimin për hapjen e Ambasadës së parë shqiptare në Kanberra (VKM, nr.452, dt.03.07.2019). Në zbatim të Marrëveshjeve (dt.13.01.2012 & 02.07.2019) dhe Protokollit të nënshkruar midis Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës (nënshkruar në Tiranë dt. 14 mars 2014), të dy përfaqësitë janë vendosur në një godinë të përbashkët duke shfrytëzuar në mënyrë të ndërsjellë ambientet e të dy përfaqësive.
 
Në dt.10 mars 2020, I Ngarkuari me Punë pranë Ambasadës RSH në Kanberra, Dr. Edmond Trako zhvilloi takimin e parë zyrtar në DFAT (Department of Foreign Affairs and Trade) të Australisë duke i paraqitur Drejtores së Protokollit, znj Kate Logan, Notën Verbale për njoftimin e mbërritjes dhe fillimin e punës për hapjen e Ambasadës RSH në Kanberra, së bashku me Letrën zyrtare që Ministri në Detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Z. Gent Cakaj i dërgoi homologut të tij, Znj. Marise Payne.
 
Marrëveshjet e nënshkruara dhe ato në proces për nënshkrim me Australinë
 
Marrëveshje Bashkëpunimi, në Fushën e Arsimit e nënshkruar më 26.09.1998 në Tiranë, midis Universitetit Politeknik të Tiranës dhe Universitetit Teknologjik të Viktorias. 
 
Marrëveshje për Binjakëzimin e qytetit Shepparton, në Australi, me qytetin e Korcës, e nënshkruar në shtator 2013.
 
Në kuadër të pjesëmarrjes së një delegacioni të Ministrisë së Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave të vendit tonë në takimin përgatitor të “Institutit Ndërkombëtar të Kapjes së Karbonit”, pala australiane ka dërguar një Draft të Memorandumit të Mirëkuptimit për anëtarësim në këtë Insitucion (Dhjetor 2008), për t’u marrë në shqyrtim nga qeveria shqiptare.  
 
Nga viti 2012 – 2019 nga pala shqiptare janë paraqitur për nënshkrim disa projekt-marrëveshje:
 
o Memorandum Bashkëpunimi midis Ministrive të Punëve të Jashtme 
o Marrëveshje për Mbrojtjen dhe Nxitjen e Investimeve
o Marrëveshje për Shmangien e Taksimit të Dyfishtë
o Marrëveshje Detare
 
Marrëveshje për heqjen e Koncesioneve indirekte tatimore (në proces për nënshkrim).Albania is currently not entitled to receive any concessions/refunds on indirect taxes. To become eligible, Albania must be added to Australian ITCS legislation.(https://www.legislation.gov.au/Details/F2017C00471-Schedule1).Mars 2020
 
Marrëveshje dypalëshe për punësimin e bashkëshorteve dhe personave që varen prej diplomatëve të emëruar në përfaqësi (në proces për nënshkrim). Mars 2020
 
Marrëveshje për bashkëpunimin dhe shkëmbimin e informacionit për migrimin (në proces për nënshkrim) Prill 2020.

Adresa




Embassy of the Republic of Albania
13 Culgoa Circuit, O’Malley
Canberra, ACT 2606
AUSTRALIA

Kontakte




Tel: +61 2 6290 2332
Fax: +61 2 6290 6974
Emergency call: +61 450 977 145
Lutemi, që ky numër të përdoret vetëm në raste urgjente.

   Orari zyrtar
    09:00 – 17:00




Orari i shërbimit konsullor:
Të Hënë deri të Premte, 09:00 – 13:00.
Telefon për informacione rreth shërbimit konsullor:
Të Hënë deri të Premte, 09:00 – 13:00.
Shërbimi konsullor është i mbyllur në ditët e festave zyrtare dhe të fundjavës, me përjashtim të rasteve të emergjencës.